Biznes

The Interview regjistron 15 milion $ të ardhura vetëm në 3 ditët e para të lançimit

Publikuar , 30 Dhjetor 2014
0
The Interview regjistron 15 milion $ të ardhura vetëm në 3 ditët e para të lançimit

_79964813_interviewKomedia kontroversale, The Interview nga kompania Sony, është filmi më i shkarkuar i kompanisë i të gjitha kohërave, vetëm 4 ditë pas lançimit të tij më 24 dhjetor. Që nga data 27 dhjetor ai është shkarkuar më shumë se 2 milion herë. Filmi, i cili flet për një komplot amerikan për vrasjen e diktatorit së Koresë së Veriut Kim Jong Un, ka hasur pengesa të shumta deri në ditën e lançimit.

Nga vetë fabula e filmit, Koreja e Veriut u shqetësua dhe një grup hakerash sulmuan kompaninë Sony dhe punonjësit e saj duke i kërcënuar për mos shfaqjen e filmit. Si pasojë e këtij sulmi u publikuan online informacione tepër konfidenciale të kompanisë. Për një farë kohe, Sony hoqi dorë nga lançimi i filmit por si përfundim ajo e lançoi pikërisht ditën e Krishtlindjeve.

Tashmë filmi është i disponueshëm në Google, YouTube dhe së fundmi në iTunes. The Interview mund të merret me qira online për 5.99$. Përveç shfaqjeve online filmi u shfaq dhe në disa teatro të vegjël. Vetëm në tre ditët e para të lançimit, të ardhurat nga filmi prekën shifrat e 15 milion dollar. Ndaj dhe The Interview është cilësuar si filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave të Sony. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Pas telefonëve edhe mbërrijnë laptopët e parë me 5G

Lajmet e fundit>