Lajmet

The New Yorker vjen falas në iPhone

Publikuar , 11 Gusht 2012
0
The New Yorker vjen falas në iPhone

Aplikacioni është i dizajnuar mirë dhe plotësisht i lexueshëm. Revista ka avantazhin se nuk ka shumë foto.

Në versionin e saj për Kindle Fire dhe iPad lexuesit mund të marrin bonuse si dhe të dëgjojnë intervista audio dhe video, të shohin slideshows, të shkarkojnë dokumente që i bashkangjiten revistës etj.

The New Yorker është falas për iPhone. Ata që janë aktualisht të abonuar mund të përdorin të dhënat e tyre për të përdorur aplikacionin pa kosto shtesë.

Ndërsa ata që nuk janë të abonuar mund të blejnë botime të veçanta per 5.99$ ose 59.99$ në vit.

Por pse publikohet kaq vonë revista për iPhone, duke marrë parasysh faktin se smartfoni është 7 vjet më i vjetër se iPad dhe ka më tepër përdorues?

Pam McCarthy, zëvendës redaktore e revistës shprehet se ishte më e logjikshme të lansohej njëherë në iPad si dhe që prej prezantimit të tij në këtë pajisje janë vënë re që shumë njerëz vazhdojnë të lexojnë në celular.

Sipas saj, vështirësia më e madhe ishte formatimi i seksionit “Goings on About Town”. Wyatt Mitchell, drejtori krijues i revistës, ishte ai që zhvilloi një format të përshtatur për navigim të organizuar dhe efiçent.

Aplikacioni është eksportuar në “paginated HTML” dhe jo thjeshtë në një koleksion imazhesh. Kjo ka bërë që të reduktohet madhësia e tij.

Poashtu, materialet mund të zmadhohen ose zvogëlohen varësisht preferencave të përdoruesve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple merr vendimin e papritur për iPhone

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>