Softuer

The Beatles më në fund debutojnë në iTunes

Publikuar , 17 Nëntor 2010
0
The Beatles më në fund debutojnë në iTunes

Katalogu i grupit legjendar do të jetë i mundur të blihet përmes Apple iTunes Store, dhe secili album me iTunes LP, përmban veçori shtesë duke përfshirë tekstin e këngëve, fotografi dhe art nga albumi. Një version digjital i një pakoje më të zgjeruar të punës së “The Beatles” është gjithashtu i gatshëm për shkarkim për një çmim prej 149$, dhe në mes tjerash ai ofron edhe qasje ekskluzive në një video të grupit gjatë koncertit të parë në SHBA. Albumet e ndara kushtojnë 12.99$, ato të dyfishta 19.99$. Një këngë do të shitet për 1.29$.

Kjo në fakt paraqet edhe një fitore personale për vetë shefin ekzekutiv të Apple, Steve Jobs pasi që The Beatles ishin një prej grupeve më të popullarizuara të skenës muzikore që qëndruan jashtë mbretërisë online të muzikës. Apple ka tentuar për vite me radhë që të blejë të drejtat për katalogun e “The Beatles”.

“Ne i adhurojmë Beatles-at dhe jemi të nderuar dhe të entuziazmuar t’i mirëpresim ata në iTunes” tha Jobs në një komunikatë të lëshuar sot. “Ka qenë një rrugë e gjatë për të arritur deri këtu. Falë Beatles dhe EMI, ne tani jemi duke realizuar një ëndërr që kemi pasur qysh prej kur kemi lansuar iTunes para dhjetë viteve”.

Duhet theksuar se një ditë pasi Apple bëri publike paraqitjen e The Beatles në iTunes, katërshja e famshme në mënyrë të shpejtë po ecën drejt majës së top listave për këngët dhe albumet më të shitura e shkarkuara. Në listën e këngëve, 28 prej 100 tingujve janë nga The Beatles. Tek albumet 16 prej 50 janë prej The Beatles. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Njihuni me rivalin më të madh të Chrome, shfletuesin që ju paguan për të parë reklama

Lajmet e fundit>