Softuer

Theksoni tekstin në Google Chrome

Publikuar , 05 Tetor 2011
0
Theksoni tekstin në Google Chrome

Gjëja e mirë për Yellow Highlighter Pen është që, për dallim nga Awesome Highlighter, kjo shtojcë vendoset thjeshtësiht në shiritin me vegla dhe nuk kërkon ndonjë zhvendosje të jashtme. Thjesht përzgjedheni tekstin që dëshironi të lexohet nga pranuesi i porosisë, klikoni në butonin e Yellow Highlighter dhe ju do të iu jipet një lidhje për të pasur mundësi që atë mëpastaj ta shpërndani me të tjerët në Twitter ose Facebook. Ju mund të theksoni sa më shumë seksione që dëshironi dhe ta ndërroni edhe ngjyrën e theksimit. Për më tepër, ata që e pranojnë lidhjen që ua dërgoni nuk kanë nevojë që ta instalojnë shtojcën për t’i parë pjesët e theksuara të tekstit dhe kjo funksionon në shumicën e shfletuesve të uebit.

Nëse e keni përzgjedhur një pjesë të tekstit dhe doni që ta largoni, mbani miun mbi të dhe prisni që paleta me ngjyra të paraqitet. Klikoni në shenjën e kryqit të kuq në të majtë të paletës dhe theksimi nga teksti do të largohet. Paleta me ngjyra hapet ndaras për çdo varg të tekstit të selektuar./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Ja rregullimet që do të sjellë versioni 8.50 i Fortnite

Lajmet e fundit>