Harduer

Thellë nën det gjendet – Sony Xperia go

Publikuar , 25 Gusht 2012
0
Thellë nën det gjendet – Sony Xperia go

Në treg kanë filluar të shfaqen smartfonë të qëndrueshëm ndaj ujit dhe pluhurit. Pas modelit Defy nga Motorola i cili theu akullin, edhe Sony ka një model për këtë garë.

Bëhet fjalë për modelin Xperia go i cili është në përputhje me standardin IP67, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit (deri në një metër thellësi në afat prej një ore), pluhurit dhe gishtave të lagur nëpër ekran.

Hardueri e pozicionon afër me modelin Xperia U – ka ekran LED Reality Display me diagonale 3,5 inç me rezolucion 320 x 480 pixel, 512 MB kujtesë pune dhe 8 GB kujtesë të brendshme (me mundësi zgjerimi me kartë SD deri 32 GB), procesor dybërthamësh prej 1 GHz, kamerë prej 5 megapixel (videon e regjistron në 720p), sistem operativ Android OS 2.3 (është njoftuar edhe përditësimi në Ice Cream Sandwich, Sony tradicionalisht vonohet në ‘botën e ëmbëlsirave’), e gjithë kjo e mundësuar nga një bateri me kapacitet 1305 mAh.

Me dimensione dhe masa është i përafërt me modelin Xperia U ( 111 x 60, 3 x 9,8 milimetra, 110 gram) prandaj nuk është tepër i rëndë e i madh. Duket se koha e legjendarit Siemens M35 ngadalë po kthehet. Videoja që kemi sjellë për ju tregon rezistencën ndaj ujit.[youtube id=”_y7giBJhYf8″]

Në tregun shqiptar çmimi i këtij smartfoni arrin rreth 370 Euro. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Teknologjia e informacionit, trend në rritje me nevojën për kuadro të reja

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>