Biznes

Themelohet në Zvicër banka e kriptomonedhave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Nëntor 2019
0
Aktualisht banka mbështet pesë kriptomonedha: Bitcoin, Ethereum, Litecoin, Stellar dhe Ethereum Classic. Klientët mund të menaxhojnë asetet përmes një aplikacioni ose online. Themelohet në Zvicër banka e kriptomonedhave

Një bankë Zvicerane themeluar për të menaxhuar paratë tradicionale por edhe monedhat e reja virtuale i është dhënë drita jeshile nga autoritetet vendase.

SEBA, një bankë kriptomonedhash, tashmë është plotësisht funksionale dhe tha se klientët e saj mund të hapin llogari. Por banka ju shërben vetëm bizneseve korporative, menaxherët të aseteve dhe investitorëve profesionalë privatë.

Lançuar në fillim të vitit, banka mori licencën në Gusht nga autoritetet financiare. SEBA thotë se kërkon të ndërtojë ura mes aseteve tradicionale dhe atyre dixhitale duke ruajtur nivelet e larta të sigurisë.

Aktualisht banka mbështet pesë kriptomonedha: Bitcoin, Ethereum, Litecoin, Stellar dhe Ethereum Classic. Klientët mund të menaxhojnë asetet përmes një aplikacioni ose online.

Gjithashtu ata mund të konvertojnë këto asete në para tradicionale dhe anasjelltas. Hapi tjetër që SEBA premtoi të hedhë është ofrimi i shërbimeve ndërkombëtarisht.

Shumica e bizneseve që operojnë në kriptomonedha kanë hasur vështirësi me bankat tradicionale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Evropa nuk ka planifikuar bllokimin e Libra tha shefi i Bankës Qendrore Evropiane

Lajmet e fundit>