Blog

Themeluesi i Ethereum: Suksesi i krijimit tim varet nga largimi im

Publikuar , 03 Nëntor 2018
0
Në një intervistë për MIT Technology Review, Buterin tha se kishte ardhur koha të tërhiqej dhe kjo ishte e domosdoshme për rritjen e komunitetit. Themeluesi i Ethereum: Suksesi i krijimit tim varet nga largimi im

Në konferencën vjetor të zhvilluesve të Ethereum, themeluesi i blockchainit dhe monedhës në fjalë tha se teknologjia e tij nuk mund të jetë kurrë e pavarur për sa kohë mbështetet tek ai.

Kur e pyesin për sfidat me të cilat u ballafaqua 5 vite me parë kur themeloi Ethereum, ai menjëherë hyn në detaje specifike, pak të kuptueshme për shumë kë.

Por nëse pyetet për rolin e tij në të ardhmen e teknologjisë ai tregohet i matur.

Nuk ka dyshim se 24 vjeçari Buterin është ende feneri i një komuniteti që është rritur rreth krijimit të tij.

I tillë është rasti i Pragës këtë javë kur mijëra zhvillues, investitorë dhe sipërmarrës janë bashkuar në Devcon, ribashkimin vjetor të kësaj familje të madhe organizuar nga Ethereum Foundation.

Tema kryesore ishte Ethereum 2.0, një e ardhme e cila do të rrisë efikasitetin dhe kapacitetin njëherazi edhe aplikueshmërinë e teknologjisë.

Në një intervistë për MIT Technology Review, Buterin tha se kishte ardhur koha të tërhiqej dhe kjo ishte e domosdoshme për rritjen e komunitetit.

Pse? E thjeshtë. Një sistem i vërtetë i decentralizuar nuk ka një komponent të vetëm i cili përcakton suksesin dhe dështimin e tërë sistemit.

Figura e Buterin ka ndikuar historikisht në vendimmarrjen e lojtarëve të tjerë të komunitetit.

Por kjo do të ndryshojë së shpejti tha Buterin.

Megjithatë Buterin ka humbur atë rëndësinë e vendimmarrjes thoshte Hudson Jameson i Fondacionit Ethereum, një organizatë jofitimprurëse e cila mbështet zhvillimet e protokollit të Ethereum.

Ky tranzicion vjen në një moment kritik për Ethereum, zhvilluesit e të cilit po ballafaqohen me disa pengesa teknike të cilat besojnë se pengojnë zgjerimin e komunitetit dhe adoptimin e tkenologjisë.

Buterin është në vijën e parë të sulmit kur bëhet fjalë për adoptimin e metodave të reja quajtur “sharding” dhe “plasma.” Me adoptimin e tyre, rrjeti i Ethereum mund të përpunojë transaksione më të mëdha në volum duke lejuar përdoruesit të ekzekutojnë disa transaksione pa qenë nevoja ti shkruajnë secilën në blockchain.

Ethereum aktualisht përpunon 15 transaksione në sekonda ndërsa Visa mesatarisht 2,000 transaksione.

Të gjitha këto ndryshimet pritet të vinë në Ethereum 2.0 dhe Buterin ka pasur një rol të instrumental në përpilimin dhe finalizimin e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram kufizon akesin e të dhënave nga disa zhvillues

Lajmet e fundit>