Lajmet

Themeluesi i Internet Explorer jep dorëheqjen nga Microsoft

Publikuar , 19 Dhjetor 2014
0
Themeluesi i Internet Explorer jep dorëheqjen nga Microsoft

11010724Dean Hachamovitch, njeriu i cili krijoi dhe ndoqi hap pas hapi zhvillimin e Internet Explorer për 10 vite me radhë së fundmi është larguar nga Microsoft. Ai e dha këtë lajm në një postim të shkurtër në blogun e tij ku shkruante se ishte gati të përjetonte një eksperiencë të re përsa i përket teknologjisë dhe jetës së tij 24 vite pasi ka punuar për Microsoft.

Në një intervistë për GeekWire, ai u shpreh se Microsoft ka ndryshuar shumë që nga viti 1990 kur ai iu bashkua kësaj kompanie. Në vitin 2003 Hachamovitch u caktua si menaxheri i përgjithshëm i Internet Explorer. Në atë kohë Internet Explorer ishte tepër i suksesshëm dhe shumë larg nga ajo që është sot. Çdo vit e më shumë Internet Explorer po humbte territor për shkak të futjes në lojë të konkurrentëve të rinj si Firefox nga Mozilla etj dhe Hachamovitch u vetshpall përgjegjës për këtë disfatë nëpër të cilën po kalonte Internet Explorer.

Ai u përpoq të bënte përpjekje për të rivitalizuar Internet Explorer duke rritur sigurinë apo duke përdorur HTML 5 por pa se interesi i publikut nuk ishte më ai i mëparshmi për shkak të konkurentëve të tjerë në treg. Hachamovitch i hoq nga vendi i punës si menaxher i Internet Explorer, vitin e shkuar dhe u bë shef i të dhënave shkencore në skuadrën e Windows. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Minecraft arrin në 91 milion lojtarë aktivë

Lajmet e fundit>