Lajmet

Themeluesi i MegaUpload: Së shpejti rikthehet faqja

Publikuar , 26 Shtator 2012
0
Themeluesi i MegaUpload: Së shpejti rikthehet faqja

Sipas Kim Dotcom, i cili është themeluesi i shërbimit MegaUpload, rikthimi i faqes është afër.

“Përditësim i shpejtë për një faqe të re: Kodi 90% i kryer,”- tha së fundi Dotcom në Twitter. “Serverët, avokatët, bashkëpunëtorët dhe investitorët janë gati. Bëheni të durueshëm. Është duke ardhur.”

Shërbimi i famshëm online i Dotcomit për shpërndarje të skedarëve u ndalua në janar të këtij viti, pas dyshimeve për shkelje të të drejtave të autorit, akuza këto të ngritur kundër MegaUpload-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dotcom ka lënë të kuptohet për disa muaj në Twitter që një version i ri i faqes së tij të famshme është duke u bërë gati. “MEGA do të rikthehet. Më i madh. Më i mirë. Më i shpejtë. I lirë nga ngarkesa dhe i mbrojtur nga sulmet,” -tha Dotcom gjatë muajit korrik.

Ai pas disa javësh erdhi me një premtim që faqja që do të rihapet dhe do të jetë “100 për qind e sigurtë dhe e pandalshme”.

Dotcom e ka quajtur veten si një revolucionar, që kur humbi ndërmarrjen e tij dhe u ballafaqua me ekstradim nga Zelanda e Re në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për shantazh, shkelje të të drejtave të autorit, pastrim parash dhe akuza të tjera.

Themeluesi i MegaUploader madje ka lëshuar një video muzikë duke iu bërë thirrje njerëzve që t’i bashkohen atij për të mposhtur qeveritë botërore dhe interesat e ndërmarrjeve që janë duke u përpjekur që ta kontrollojnë internetin. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook bëhet më transparent me reklamat politike

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>