Lajmet

Themeluesi i një aplikacioneve më të spikatura të produktivitetit zbulon aplikacionin e ri

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Maj 2020
0
Në rrjetin social Twitter ai tha se disa anëtarë të ekipit të Superlist do të vinë nga Microsoft tha Reber e shikon aplikacionin e ri si investim në gjeneratën e re të Wunderlist. Themeluesi i një aplikacioneve më të spikatura të produktivitetit zbulon aplikacionin e ri

Kristian Reber, themeluesi i aplikacioni shumë të preferuar të produktivitetit Wunderlist, lajmëroi ditën e sotme se ka themeluar një kompani të re e cila do të ndërtojë aplikacionin e ri Superlist.

Nuk është e qartë se çfarë qëllimi do ti shërbejë Superlist përveçse të jetë një mjet produktiviteti por vjen pasi pak muaj më parë Reber kërkoi të blinte Wunderlist nga Microsoft duke u shprehur i penduar për shitjen e tij.

Në rrjetin social Twitter ai tha se disa anëtarë të ekipit të Superlist do të vinë nga Microsoft tha Reber e shikon aplikacionin e ri si investim në gjeneratën e re të Wunderlist.

Reber themeloi Wunderlist në 2011 dhe në 2015 e shiti tek Microsoft. Në 2017-ën Microsoft tha se Wunderlist do të eliminohej për ti hapur rrugë Microsoft To Do i cili integrohet direkt në Office.

Në fund të vitit të kaluar Microsoft tha se do të mbyllte Wunderlist përgjithnjë më 6 Maj 2020 që i bie të jetë dita e nesërme. Prandaj nuk është surprizë të dëgjojmë një lajm sot nga Reber. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ky aplikacion e di nëse iPhone juaj është hakuar