Biznes

Themeluesi i Terra Do Kwon përfundon në gjykatë në SHBA

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Qershor 2022
UST dhe Luna shpërthyen muajin e kaluar duke djegur miliarda dollarë vlerë. Kwon u kritikua në internet pasi kishte thënë se stablecoin algoritmik i Terra nuk mund të kolapsojë ndërsa nuk hezitoi të sulmonte rivalët në Twitter. Themeluesi i Terra Do Kwon përfundon në gjykatë në SHBA

Bashkë-krijuesi i Terra, Do Kwon, do të përballet në gjykatë me një padi të bërë ditën e Premte në Gjykatën e Distriktit të Kalifornisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara.

Përveç kompanisë Terraform të Kwon janë paditur edhe kompanitë Jump Crypto dhe Three Arros Capital. Paditësi Nick Patterson pretendon në mesin e një mori akuzash se tokenët e Terra janë shitur si letra me vlerë të paregjistruara dhe pala e paditur ka bërë deklarata të rreme dhe jo të vërteta në lidhje me ekosistemin e aseteve dixhitale të Terra si UST dhe Luna në përpjekje për të joshur investitorët të blejnë këto asete me çmime të fryra.

Kwon dhe Daniel Sin lançuan Terraform Labs në 2018-ën me synimin për të konkurruar me gjigantët si PayPal. Drejt fundit të vitit dyshja ngriti një investim prej 32 milionë dollarësh dhe në 2019-ën një shumë prej 62 milionë dollarësh përmes një ICO.

UST dhe Luna shpërthyen muajin e kaluar duke djegur miliarda dollarë vlerë. Kwon u kritikua në internet pasi kishte thënë se stablecoin algoritmik i Terra nuk mund të kolapsojë ndërsa nuk hezitoi të sulmonte rivalët në Twitter.

Komuniteti Terra nuk u ndal dhe vijoi me aprovimin e Terra 2.0 menjëherë pas kolapsit, një projekt që parashikonte krijimin e një tokeni të ri Luna ndërsa Luna e vjetër u ribrandua në Luna Classic ose LUNC.

Luna e re aktualisht po tregohet me 1.81 dollarë nga niveli më i lartë prej 19.54 dollarë që arriti në ditët e para. Ndërsa kriptomonedha e kolapsuar në Maj po shitet me 0.00005 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Stablecoin Terra do të rikthehet për të rikuperuar humbjet e investitorëve