Biznes

Themeluesi i Twitter dhuron 1 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Prill 2020
0
Dorsey do të përdorë aksionet që zotëron në Square për donacionin. 43-vjeçari është shef ekzekutiv i Twitter dhe Square. Themeluesi i Twitter dhuron 1 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin Photo Source: (Photo by Drew Angerer/Getty Images)

Jack Dorsey, themeluesi i Twitter dhe aplikacionit të pagesave Square, tha se do të dhurojë 1 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin.

Sipas Dorsey, donacioni përfaqëson 28% të pasurisë së tij. Lajmin ai e dha në rrjetin social Twitter duke thënë se nevojat e botës sot janë urgjente.

Dorsey nuk shpjegoi se ku do të shkojnë këto para për të luftuar Covid-19. Në SHBA ka një mungesë ventilatorësh dhe pajisjesh mbrojtëse ndërsa bizneset dhe individët po vuajnë ekonomikisht për shkak të izolimit.

Dorsey do të përdorë aksionet që zotëron në Square për donacionin. 43-vjeçari është shef ekzekutiv i Twitter dhe Square.

Aksionet do të shiten gradualisht dhe kjo mund të ndikojë në vlerën dhe madhësinë e donacionit.

Bosi i Twitter nuk është i vetmi që dhuron për të luftuar Covid-19 por pasuria që ai ka premtuar është shumë më e madhe sesa 30 milionë dollarë nga Zuckerberg dhe 100 milionë dollarë nga Jeff Bezos. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Policia Evropiane realizon një prej operacioneve më të mëdha në historinë e internetit