Blog

Themeluesi i Vine dhe HQ Trivia vdiq nga një overdozë droge

Publikuar , 06 Shkurt 2019
0
Në Shtator ai ishte emëruar CEO i aplikacionin HQ Trivia, lojë të cilën e themeloi bashkë me Rus Yusupov. Themeluesi i Vine dhe HQ Trivia vdiq nga një overdozë droge

Bashkëthemeluesi i aplikacionit popullor HQ Trivia, Colin Kroll, vdiq nga një overdozë droge.

Pas një ekzaminimi nga qendra mjekësore e Nju Jorkut, në gjakun e tij u zbuluan dy lloje fetanyli, heroinë dhe kokainë.

Policia e gjeti trupin e tij të pajetë në apartament në Manhattan në Dhjetor. 34 vjeçari ka qenë gjithashtu bashkëthemelues i platformës së videove Vine.

Fetanyl është një drogë 80 deri në 100 herë më e fuqishme sesa morfinë.

Që në momentin që u gjet i vdekur në banesën e tij dyshohej se kishte humbur jetën nga një overdozë droge.

Në Shtator ai ishte emëruar CEO i aplikacionin HQ Trivia, lojë të cilën e themeloi bashkë me Rus Yusupov.

Loja u bë shumë popullore. Ndërsa Vine, shërbimi 6 sekondësh i videove u ble nga Twitter në 2012 për 30 milionë dollarë por u mbyll në 2016. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple nxjerr në shitje këllëfët me bateri për iPhone XS, XS Max dhe XR

Lajmet e fundit>