Blog

Themeluesi i WhatsApp thotë se duhet të fshijmë Facebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Mars 2019
0
Gjatë fjalimit tha se se kompanitë e mëdha si Apple dhe Google gjithashtu kanë vështirësi me moderimin e përmbajtjeve. “Këto kompani nuk janë të përgatitura të marrin vendime kaq të vështira,” tha Ai. Themeluesi i WhatsApp thotë se duhet të fshijmë Facebook

Bashkëthemeluesi i WhatsApp Brian Acton gjatë një fjalimi në Universitetin e Stanford foli për vendimin e tij për ti shitur Facebook kompaninë dhe kërkoi nga studentët që të fshijnë llogaritë e tyre në rrjetin social.

Sipas Buzzfeed News, Acton foli gjatë një kursi quajtur Computer Science 181 krahas një ish punonjëse të Facebook, Ellora Israni.

Acton kritikoi qasjen e Facebook të të bëri para duke monetizuar privatësinë e njerëzve.

Gjatë fjalimit tha se se kompanitë e mëdha si Apple dhe Google gjithashtu kanë vështirësi me moderimin e përmbajtjeve. “Këto kompani nuk janë të përgatitura të marrin vendime kaq të vështira,” tha Ai.

Dhe kështu kemi vendosur tu japim pushtet. Kjo nuk duhej të kishte ndodhur. Ne blejmë produktet e tyre, regjistrohemi tek uebsajtet e tyre. Më mirë për ju të fshini Facebook.”

Acton ka qenë një kritik i ashpër i Facebook që nga largimi në 2017-ën për shkak të problemeve me dëshirën e rrjetit social për të monetizuar shërbimet. Gjithashtu nuk është hera e parë që kërkon nga njerëzit të fshijnë llogaritë e tyre.

E bëri edhe vitin e kaluar gjatë një fjalimi lidhur me skandalin Cambridge Analytica ku u ekspozuan të dhënat e 50 milionë përdoruesve të rrjetit social. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook rrezikon një gjobë multi-miliardë dollarëshe në Amerikë

Lajmet e fundit>