Analiza

Themeluesi i Zynga-s tregon se ai nuk është mërzitur me lojëra

Publikuar , 06 Tetor 2013
0
Themeluesi i Zynga-s tregon se ai nuk është mërzitur me lojëra

pincus-786x305Themeluesi i Zynga-s, Mark Pincus është përgjigjur ndaj sugjerimeve që ai është “ngopur” me industrinë e lojërave duke thënë që ishte keq interpretuar deklarata e tij dhe keq cituar, duke e nxjerrë nga konteksti.

Pincus në veçanti u mor me një artikull nga editori i Yahoo, Ben Silverman, i cili ndoqi një raport të Wall Street Journal në të cilin deklarohet që ai “nuk është shumë i interesuar në lojëra këto ditë”.

Pincus ka rrëfyer dobësinë e tij për lojëra të martën gjatë një vizite në Izrael. Në një sesion me pyetje dhe përgjigje pas një takimi me sipërmarrës lokalë në Tel Aviv, ai ishte pyetur për të emëruar lojën e tij të parapëlqyer. “Për momentin, unë jam mjaft i mërzitur me të gjitha lojërat,” tha ai për të pranishmit.

Pincus në një shpjegim tha që ai i do ditët kur ishte i varur me lojëra si Farmville. “Unë e dua atë varësi përsëri”,- tha ai. Vetë Pincus tha që ai nënkuptonte që ishte i mërzitur me prodhimin e tanishëm të lojërave dhe jo për ndonjë gjë tjetër: “Ben Silverman tregon fuqinë në keq-citim. Unë deklarova që unë isha i mërzitur me prodhimin e “tanishëm” të lojërave” http://t.co/KEYMonGVq5 . Këtu ka një dallim të madh. Raportet treguan që Pincus mund të jetë në largim e sipër nga Zynga, për shkak të mosinteresimit të tij në industri. Në vend të kësaj, duket që e kundërta është e saktë.

Në bazë të kësaj cicërime, Pincus duket më i përqendruar se kurdoherë në gjetjen e një recete për të ardhur me lojëra që do ta sjellin Zynga-n në lavdinë e kaluar. Natyrisht, kjo nuk do të jetë një gjë e lehtë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Tags >

Zynga
Lajmet e fundit>