Palmer Luckey, themeluesi i firmës së realitetit virtual Oculus, është larguar nga kompania. Mr. Luckey u pa si një prej figurave të cilat nxorën në skenë Oculus dhe realitetin virtual përpara se të shitej në 2016-ën.
Rrjeti social Facebook, i cili posedon aksionet e Oculus, nuk dha detaje rreth shkaqeve të largimit nga kompania.
Largimi i tij vjen në një moment kur Oculus humbi një betejë ligjore 500 milion dollarëshe me Zenimax, firmë e cila akuzonte rrjetin social për vjedhje sekretesh tregtare.
Çështja shkoi në favor të Zenimax pas zbulimit të një marrëveshjeje mes kompanisë dhe Luckey në 2014-ën kur u largua nga firma.
Facebook dhe Oculus kanë apeluar vendimin. “Palmer do të na mungojë” shprehej Facebook në një qëndrim dhënë për sajtin e lajmeve ARSTechnica.
Si themelues dhe aksioner kryesor në Oculus, Luckey fitoi një shumë të konsiderueshme kur Facebook bleu kompaninë për 2 miliard dollar në 2014-ën. /PCWorld Albanian