Lajmet

Themeluesit e YouTube zbulojnë video aplikacionin për iPhone

Publikuar , 09 Gusht 2013
0
Themeluesit e YouTube zbulojnë video aplikacionin për iPhone

Nëse keni menduar që lufta me videot për aplikacione është fituar nga Vine dhe Instagram, atëherë duhet ta mendoni përsëri. Të enjten, bashkëthemeluesit e YouTube, Chad Hurley dhe Steve Chen zbuluan MixBit, që është aplikacion për iPhone që iu mundëson të incizoni, editoni dhe shpërndani – dhe, dalluesi më i madh – të përzieni video klipet nga përdoruesit e tjerë për të krijuar filmat tuaj.

Videot janë dizajnuar për t’u incizuar dhe shikuar në formën horizontale. Incizimi punon si videot në Vine dhe Instagram: vetëm shtypni ekranin dhe mbajeni derisa të mbarojë klipi juaj.

Mund të incizoni deri në 16 sekonda dhe të përfshini deri 256 klipe në një video të vetme, duke nënkuptuar që videot e përfunduara mund të jetë më të gjata se një orë.

Nuk ka filtrues, por ju mund të ndërpritni dhe të ri-radhitni klipet dhe të ruani drafte përpara se të klikoni butonin për publikim – e tëra e bën më të lehtë punën e artistëve të “stop motion” . Në një vizitë në zyrat e Mashable muajin e kaluar, Hurley tha që MixBit është i ndërtuar nga qëllimet që ai dhe Chen i kanë pasur që kur kishin filluar ditët e tyre në YouTube, nga ku u larguan në vitin 2009 dhe 2010.

“Ne kemi ndërtuar YouTube për të mundësuar shpërndarjen, për të na dhënë një mënyrë për të shpërndarë video me familje dhe shokë,” thotë Hurley. “Pastaj ne donim të gjenim rrugë që njerëzit të krijojnë përmbajtje më të mirë, por ne nuk ishim kurrë në gjendje që ta aplikonim atë kur ishim atje.” Hurley thotë që për ta bërë përmbajtjen më të mirë, YouTube ka marrë hapësirë për studio, pajisje dhe vegla të tjera për një numër të vogël të top krijuesve të videove. “Ne jemi më tepër të interesuar në ndihmën ndaj çdokujt, jo vetëm të një grupi të përzgjedhur,” thotë Hurley.

LEXO EDHE:  Gjenerata e re e iPhone do të ketë një ngjyrë krejtësisht të re

Pastaj nga ajo kishte lindur ambicia për MixBit. Është një tjetër qëllim: bashkëpunimi: Hurley thotë që ai është ndaluar nga natyra e promovimit individual të medias shoqërore. Në MixBit, askush nuk ka profile ose ndjekës, edhe pse ata mund të shpërndajnë videot e tyre në Facebook, Twitter dhe rrejte të tjera shoqërore.

Dhe çdo klip dhe video që ngarkohet në shërbim do të jetë në domeinin publik që të tjerët të kenë mundësi ta përziejnë dhe ta përdorin.

Në fakt, ju nuk keni nevojë që të incizoni ndonjë video për ta përdorur MixBit: ju mundeni thjesht t’i “përzieni” klipet e ngarkuara nga të tjerët. “Ne dëshirojmë që të jetë i tëri për përmbajtjen që ju e krijoni dhe e shpërndani,” thotë Hurley.

Aplikacioni është pa pagesë dhe mund të shkarkohet këtu nga iTunes. Videot mund të shikohen dhe editohen në MixBit. Një version për Android është duke u përgatitur. (PCWorld Albanian)

youtube iphon

Lajmet e fundit>