Lajmet

Themeluesit legjendar të Google Larry Page dhe Sergei Brin nuk do të jenë më drejtuesit e kompanisë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Dhjetor 2019
0
Themeluesit legjendar të Google Larry Page dhe Sergei Brin nuk do të jenë më drejtuesit e kompanisë

Themeluesit e Google Larry Page dhe Sergey Brin kanë lajmëruar tërheqjen nga rolet drejtuese të kompanisë.

Ata do të largohen nga pozitat e CEO dhe presidentit por do të mbeten pjesë e bordit. CEO i Google Sundar Pichai do të bëhet CEO i kompanisë mëmë Alphabet gjithashtu.

Alphabet u krijua në 2015 si pjesë e një plani ristrukturimi të Google themeluar nga Page dhe Brin në 1998 në një garazh në Kaliforni.

Kompania mëmë u themelua me qëllim që aktivitetet e kompanisë të jenë më të koordinuar dhe strukturuara ndërsa po shtrihej edhe në sektorë të tjerë.

Në një postim në blog, dy themeluesit, të dy 46 vjeçarë, thanë se do të tërhiqen nga menaxhimi i kompanisë.

CEO i ri, 47 vjeçari Sundar Pichai u lind në Indi ku studioi për inxhinieri. Më pas vijoi studimet në Universitetin Stanford dhe të Pensilvanisë përpara se ti bashkohej Google në 2004.

Larry Page dhe Sergei Brin kanë 51% të fuqisë votuese në bordin e Alphabet dhe kjo nuk do të ndryshojë me largimin e tyre. Ato rënditen në vendet 10 dhe 14 për nga pasuria respektivisht ku secili prej tyre zotëron afro 50 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja telefonët me valët celulare më të rrezikshme

Lajmet e fundit>