Harduer

ThinkPad-ët e Lenovo ofrojnë 4 orë më shumë bateri falë procesorëve të gjeneratës së 10-të Intel

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Gusht 2019
0
Lenovo përditësoi edhe seritë ThinkPad L, L13 dhe L13 Yoga. Të dy laptopët 13-inç do të kenë korniza ekrani më të holla dhe mund të pajisjen me procesor Core i7 të gjeneratës së 10-të. ThinkPad-ët e Lenovo ofrojnë 4 orë më shumë bateri falë procesorëve të gjeneratës së 10-të Intel

Prodhuesi Kinez i kompjuterëve Lenovo prezantoi sot gjeneratën më të fundit të linjës së laptopëve ThinkPad X1 Carbon dhe X1 Yoga ku që të dy kanë procesorë Intel Core të gjeneratës s 10-të.

Me pak fjalë duhet të ofrojë performancë më të lartë për laptopë Lenovo të biznesit. Gjenerata e 7-të e X1 Carbon FHD ka jetëgjatësi baterie 18.5 orë duke përmirësuar me 4 orë krahasuar me modelin e kaluar.

Ekrani 14-inç vjen në disa opsione përfshirë një të ri me shkëlqim 400-nit FHD. X1 Carbon gjithashtu përmban sistemin Dolby Atmos të altoparlantëve dhe peshon pak më shumë se 1kg.

Sakaq laptopët e fundit Yoga kaluan nëpër një ndryshim më drastikë me një kasë të re alumini i cili përbëhet nga fibra karboni dhe magnez. Modelet Yoga janë më të rëndë 1.3kg. Gjenerata e fundit është më e hollë, 15.5mm krahasuar me 17.05mm të modeleve të kaluara.

Lenovo përditësoi edhe seritë ThinkPad L, L13 dhe L13 Yoga. Të dy laptopët 13-inç do të kenë korniza ekrani më të holla dhe mund të pajisjen me procesor Core i7 të gjeneratës së 10-të.

L13 Yoga ka 12 orë jetëgjatësi baterie ndërsa L13 afro 14 orë. Laptopët e rinj X1 do të jenë të disponueshëm në Shtator. X1 Carbon fillon nga 1479 dollarë ndërsa Yoga nga 1,609 dollarë. L13 dhe L13 Yoga fillojnë 749 dollarë dhe 919 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Prezantohet laptopi i parë në botë me 5G

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>