Blog

Thirrje për bojkotimin e rrjeteve sociale më 4 dhe 5 Korrik

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Korrik 2019
0
Për tu bashkuar bojkotit të Sanger duhet të përdorni hashtagun #SocialMediaStrike në platformat që përdorni duke i atashuar një kopje të Deklaratës Amerikane të Pavarësisë si dhe të ftoni të tjerë ti bashkohen. Thirrje për bojkotimin e rrjeteve sociale më 4 dhe 5 Korrik Photo Source: Shutterstock

Larry Sanger, bashkëthemeluesi i Wikipedia bëri thirrje për bojkotimin e medias sociale si formë proteste për decentralizimin e këtyre platformave.

Ai u ka kërkuar përdoruesve të cilët janë të pakënaqur me uebsajtet e medias sociale për të bojkotuar platformat në datat 4 dhe 5 Korrik. Motivi pas këtij bojkoti është që korporatat e mëdha të ndërgjegjësohen dhe tu kthejnë pas përdoruesve privatësinë dhe kontrollin mbi të dhënat e tyre personale.

Pse Sanger po organizon një bojkot të tillë?

Në postimin e tij ai përmend disa kërkesa për një sistem të decentralizuar ku:

  • Përdoruesit kanë kontroll mbi të dhënat e tyre siç bëjnë me mesazhet, e-mail-et dhe blogjet
  • Platformat janë ndërveprueshme
  • Platformat e medias sociale konkurrojnë për të njëjtën sasi të dhënash në mënyrë që të ofrojnë eksperiencë më të mirë përdoruesi
  • Çdo platformë aplikon një set protokollesh dhe standardesh universale

Për tu bashkuar bojkotit të Sanger duhet të përdorni hashtagun #SocialMediaStrike në platformat që përdorni duke i atashuar një kopje të Deklaratës Amerikane të Pavarësisë si dhe të ftoni të tjerë ti bashkohen.

Sanger u bëri thirrje edhe programuesve dhe zhvilluesve të krijojnë robotë postimi për të shpërndarë bojkotin në mbarë botën. Ai shpreson se një bojkot i tillë do ti detyrojë platformat e medias sociale të bëhen më të përgjegjshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Raport: Pasardhësit e iPhone XS dhe XS Max do të quhen iPhone Pro

Lajmet e fundit>