Lajmet

Thirrjet audio dhe video vinë në aplikacionin Windows dhe Mac të WhatsApp

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Mars 2021
Duke ofruar thirrje video në ekrane më të mëdha, përdoruesit tashmë mund të shohin njëri-tjetrin me më qartësi. Thirrjet funksionojnë në orientimin portret dhe peisazh. Thirrjet audio dhe video vinë në aplikacionin Windows dhe Mac të WhatsApp

Thirrjet audio dhe video tashmë janë të disponueshme edhe në aplikacionin desktop të WhatsApp për Windows dhe Mac. Shërbimi i komunikimit në pronësi të Facebook e ofronte një funksion të tillë vetëm në platformat mobile deri vitin e kaluar kur filloi ta testonte për disa përdorues desktop.

Tashmë opsioni është gjerësisht i disponueshëm në desktop. Kompania tha se kishte vënë re një rritje të madhe të telefonatave në WhatsApp gjatë vitit të kaluar. Kjo për shkak të pandemisë ndërsa njërëzit përpiqeshin të qëndronin në kontakt me miqtë dhe familjen.

Duke ofruar thirrje video në ekrane më të mëdha, përdoruesit tashmë mund të shohin njëri-tjetrin me më qartësi. Thirrjet funksionojnë në orientimin portret dhe peisazh.

Aktualisht vetëm thirrjet audio mes dy bashkëbiseduesve janë me enkriptim fundor ndërsa WhatsApp premton ta ofrojë edhe në video thirrjet apo thirrjet në grup. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në Francë nëse uebsajtet nuk heqin një përmbajtje të konsideruar të jashtëligjshme gjobiten me 1 milionë euro