Lajmet

Thirrjet FaceTime përmirësohen ndjeshëm në iPhone e vjetër

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Dhjetor 2020
0
Në të vërtetë Apple në heshtje të plotë përditësoi listën e specifikave të iPhone XR ku përmend edhe cilësinë 1080p të videove FaceTime. Thirrjet FaceTime përmirësohen ndjeshëm në iPhone e vjetër

Gjatë Nëntorit Apple lançoi iOS 14.2 së bashku me disa veçori të reja për iPhone por nuk përmendi një shumë të rëndësishëm mbase: mbështetja për cilësinë 1080p në thirrjet FaceTime për modelet nga iPhone 8.

Në të vërtetë Apple në heshtje të plotë përditësoi listën e specifikave të iPhone XR ku përmend edhe cilësinë 1080p të videove FaceTime.

Konkretisht Apple thotë se FaceTime HD (1080p) përmes Wi-Fi është e disponueshëm në të gjitha modelet si iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone X, iPhone XR, iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone 11, iPhone 11 Pro, iPhone 11 Pro Max.

Avantazhi i iPhone 12 është se FaceTime HD funksionon në Wi-Fi por edhe 5G. Nga testimet e bëra mes 1080p mbi Wi-Fi dhe 720p mbi 4G janë të dukshme në cilësi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple sjell sigurinë biometrike në Safari