Siguri

ThreatFire 3.5 ju mbron ndaj programeve të reja keqdashëse (malware) në qarkullim

Publikuar , 10 Nëntor 2008
0
ThreatFire 3.5 ju mbron ndaj programeve të reja keqdashëse (malware) në qarkullim

Për të njohur dhe gjetur programet keqdashëse, “malware”, bazuar në krahasimin dhe barazimin pozitiv të firmës , që është edhe në ditët e sotme mënyra kryesore e përdorur nga programet antivirus, një laborator duhet ne radhë të parë të siguroje një kampion të programit keqdashës dhe më pas të krijoje një firmë të plotë të tij. Proceset e zbulimit proaktiv, si p.sh. analiza e sjelljes së programit, mund të zbulojnë dhe të bllokojnë kërcënime dhe rreziqe të reja pa pasur nevojë për fi rmat e tyre, duke siguruar në këtë mënyrë një mbrojtje të menjëhershme. Pjesa më e madhe e programeve antivirus, përveç skanerëve të fi rmave të viruseve dhe programeve keqdashëse, shtojnë edhe disa metoda të zbulimit proaktiv, por jo të gjitha janë aq të efektshme sa Th reatFire. Bazuar në testimet e kryera për PC World nga AVTest. org, një grup gjerman i testimit të sistemeve të sigurisë, performanca dhe efektshmëria e Th reatFire ishin të jashtëzakonshme. Programi, vetëm duke parë dhe marrë në konsideratë faktorë të tillë si origjina e programit, çfarë ndryshonte ai në dokumente ose në regjistrin e sistemit dhe nëse programi keqdashës tentonte të dërgonte informacione nëpërmjet Internetit, identifikoi në mënyrë korrekte 18 nga 20 kampionet e programeve keqdashëse relativisht të panjohura. ThreatFire bllokoi me sukses 17 nga 18 kampionet (një nga kampionet e ndaloi ThreatFire përpara se ai ta bllokonte dhe pastroi 16 nga 17 kampionet
që bllokoi; la një pjesë të njërit prej infeksioneve pa pastruar. Për më tepër, Th reatFire nuk regjistroi asnjë alarm fals gjatë testimeve të vazhdueshme të AV-Test.org, Ky fakt është pozitiv, sepse mbrojtja proaktive që nuk bazohet në fi rma, ka prirje për të gjeneruar alarme fals.

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në shfletuesin Chrome po përdorej në disa sulme kibernetike

 

Më shumë siguri, pa asnjë pagesë
Versioni 3.5 i shton programit skanerin e fi rmave nga PC-Tools, i cili më parë ishte i disponueshëm vetëm në versionin Pro, që kushton 30 dollarë në vit. Programi nuk skanon çdo dokument të ri të ruajtur në sistem, por ju duhet të planifi koni skanimin ose ta aktivizoni atë manualisht.
Me shtimin e skanerit në versionin pa pagesë, nuk ka asnjë arsye pse të zgjidhni versionin Pro, përveç rasteve kur dëshironi ta përdorni në mjedis biznesi, sepse versioni pa pagese është për përdorim personal vetëm. Një karakteristikë e re e shtuar në versionin 3.5 është një sistem monitorimi shumë i vlefshëm i aktivitetit të sistemit. Ky monitor tregon të dhëna të hollësishme të asaj që ndodh në prapaskenat e sistemit, si p.sh. autorin, linjën e komandave dhe një listë të moduleve dhe dritareve që janë hapur. Mund të ndaloni një proces ose, me një klikim të butonit të djathtë të mausit mbi emrin e procesit, të kryeni një kërkim në Google për të marrë më shumë informacion mbi këtë proces. Versionit 3.5 i janë shtuar opsione më të mira standard, për mbarëvajtjen e alarmeve dhe paralajmërimeve. Tashmë mund të instruktoni programin që të vendosë automatikisht në karantinë, të lejojë ose t’ju lajmërojë kurdoherë që ndeshet me një rrezik të dyshuar ose me një program potencialisht të padëshirueshëm. Rreziqet dhe kërcënimet e njohura vendosen gjithmonë në karantinë nga vetë programi. Versioni 3.5 ka përmirësuar gjithashtu programin e skanimit të rekordit masterboot. Megjithëse nuk duhet të paguani për Th reatFire, instalimi i këtij programi ju imponon një lloj tjetër kostoje. Shërbimi dhe procesi i sistemit me peshë të lehtë mbi memorien, i Th reatFire nuk pati ndonjë impakt të konsiderueshëm mbi sistemin tonë të testimit, ndërkohë që ne navigonim në Rrjet dhe kryenim veprime e detyra të zakonshme. Por programet e sigurisë, për vetë natyrën e tyre, duhet të shtrihen thellë brenda kompjuterit dhe si rezultat shpesh krijojnë konflikte me programe të tjera. Çdo herë që u përpoqëm të kryenim një skanim të porositur duke përdorur skanerin e fi rmave të Th reat-
Fire në një kompjuter që përdorej rëndë dhe që kishte një numër të madh programesh te instaluara, kompjuteri u bllokua.

LEXO EDHE:  Një bankë Britanike teston kartat e reja bankare me shenjat e gishtërinjve

Lajmet e fundit>