Lajmet

TikTok akuzohet se ka dërguar të dhënat e përdoruesve në Kinë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Dhjetor 2019
0
Paditësja është një studente në Kaliforni e cila thotë edhe pse nuk ka përdorur aplikacionin apo krijuar një llogari, firma e kishte bërë për të dhe marrë video që kishte pasur në telefon pa dëshirën për ti publikuar. TikTok akuzohet se ka dërguar të dhënat e përdoruesve në Kinë

Aplikacioni i shpërndarjes së videove TikTok është goditur nga një padi në SHBA e cila thotë se rrjeti social ka transferuar sasi të mëdha të dhënash të përdoruesve në Kinë.

Në padi thuhet se kompania ka transferuar të dhënat e përdoruesve pa dijeninë e tyre. Në pronësi të kompanisë Kineze ByteDance, TikTok ka ndërtuar një bazë të madhe përdoruesish në SHBA dhe Evropën Perendimore.

Aktualisht aplikacioni ka mëse gjysmë miliardë përdorues në mbarë botën dhe më herët kompania ka thënë se nuk ruan të dhënat e përdoruesve perendimore në serverë Kinezë.

Padia thotë se informacionet e ruajtura në Kinë mund të përdoren për të identifikuar, ndërtuar profile dhe gjurmuar përdoruesit në SHBA.

Paditësja është një studente në Kaliforni e cila thotë edhe pse nuk ka përdorur aplikacionin apo krijuar një llogari, firma e kishte bërë për të dhe marrë video që kishte pasur në telefon pa dëshirën për ti publikuar.

Të dhënat janë dërguar në dy serverë në Kinë në pronësi të Tencent dhe Aliababa.

Platforma ka shpërthyer në popullaritet vitet e fundit sidomos tek moshat e reja nën 20-vjeç. Ata e përdorin aplikacionin për të ndarë video 15 sekondëshe nga aktiviteti i tyre rutinor. /Pcworld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook zbut qëndrimin nga blockchain dhe kriptomonedhave

Tags >

TikTok
Lajmet e fundit>