Biznes

TikTok dhe WeChat kanë aplikuar censurën Kineze ndërkombëtarisht

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Shtator 2020
0
TikTok është shndërruar në një forum proteste politike të lëvizjeve si Black Lives Matter. Platforma ka censuruar edhe përmbajtjet LGBTQ+ në disa gjuhë të botës shkruante instituti. TikTok dhe WeChat kanë aplikuar censurën Kineze ndërkombëtarisht Photo Source: Ivan Abreu/Bloomberg

Mediat sociale më popullore në Kinë nga WeChat në TikTok po censurojnë më shumë dita ditës përmbajtjet në SHBA dhe mbarë botën duke marrë praktikat shumëvjeçare të Firewall-it të Madh Kinez dhe i aplikuar në një audiencë ndërkombëtare.

TikTok shpeshherë fsheh përmbajtje të cilat reflektojnë lëvizje politike, orientime seksuale apo përkatësi fetare në pjesën më të madhe të vendeve ku operon raportoi Instituti Australian i Politikave Strategjike ditën e Marte.

Shumica e përmbajtjeve të censuruara në WeChat mbështesnin lëvizjet dhe aktivistët pro-demokratikë të Hong Kong-ut.

TikTok është shndërruar në një forum proteste politike të lëvizjeve si Black Lives Matter. Platforma ka censuruar edhe përmbajtjet LGBTQ+ në disa gjuhë të botës shkruante instituti.

Madje censuruar edhe kritikët e Presidentit Rus Vladimir Putin. Gjetje mund ti japin një mbështetje të fortë administratës Trump e cila dëboi TikTok dhe WeChat duke i akuzuar si vegla përgjimi dhe censure të Pekinit.

Pretendime të tilla janë refuzuar nga TikTok ndërsa WeChat prej kohësh i është nënshtruar kontrolleve dhe masave të rrepta në shtëpi. Dëbimi i TikTok dhe WeChat në SHBA hyn në fuqi në 15 Shtator ku të dy aplikacionet pritet të largohen nga dyqanet e App Store dhe Play Store.

Dëbimi i WeChat mund të provojë sfidë më e madhe për Shtetet e Bashkuara ku pjesa më e madhe e diasporës Kineze e përdor si burim kryesor informacioni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  YouTube alarmohet nga aplikacioni që popullarizoi videot e shkurtra