Lajmet

TikTok ka hequr 113 milionë video në tre muaj

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Shtator 2022
Edhe pse numri i videove në platformës duket i lartë, është vetëm një pikë uji në det krahasuar me sasinë e përmbajtjeve që publikohen në TikTok. TikTok ka hequr 113 milionë video në tre muaj

TikTok ka hequr më shumë se 113 milionë video për periudhën Prill-Qershor të këtij viti sipas raportit të transparencës së kompanisë.

Edhe pse numri i videove në platformës duket i lartë, është vetëm një pikë uji në det krahasuar me sasinë e përmbajtjeve që publikohen në TikTok.

Ato përfaqësojnë vetëm 1% të të gjitha videove të ngarkuara gjatë tre muajve. Arsyeja kryesore e heqjes është shkelja e politikave rreth sigurisë së të miturve, video të cilat përbënin 44% të të gjitha videove të hequra.

Aktivitete të paligjshme, lakuriqësi, aktivitet seksual ishin disa prej videove të janë hequr gjithashtu.

Numri i videove që po hiqen nga TikTok është në rritje të vazhdueshme. Një tre mujor më parë ishte vetëm 48 milionë.

TikTok tha se 96% videove të fshira janë hequr përpara se një përdorues ti raportonte. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rezultatet e kërkimit në TikTok plot me informacione të rreme

Tags >

TikTok