Lajmet

TikTok ka pasur një problem kritik sigurie për të cilin askush nuk kishte dijeni

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Janar 2020
0
Një problem sigurie zero-ditorë do të thotë se ende nuk është shfrytëzuar nga hakerët. CheckPoint shtoi se problemi kishte qenë prezent gjatë gjithë 2019-ës. TikTok ka pasur një problem kritik sigurie për të cilin askush nuk kishte dijeni

Problemet e sigurisë në platformën e shpërndarjes së videove TikTok mund të kishin krijuar mundësi për hakerët të shtonin ose fshinin video, të ndryshonin cilësimet e privatësisë dhe të vidhnin të dhënat personale mirëpo tashmë janë adresuar sipas zhvilluesit ByteDance.

Ishin hulumtuesit e firmë së sigurisë Check Point të cilët zbuluan disa probleme të cilat mund të shfrytëzoheshin me lehtësi nga hakerët. TikTok tha se janë adresuar falë bashkëpunimit të firmë së sigurisë.

Një problem sigurie zero-ditorë do të thotë se ende nuk është shfrytëzuar nga hakerët. CheckPoint shtoi se problemi kishte qenë prezent gjatë gjithë 2019-ës.

ByteDance kishte implementuar një zgjidhje brenda një muaji pasi ju tregua rreth problemit.

Ku qëndronte problemi?

Tek mënyra sesi TikTok menaxhonte numrat celular që njerëzit duhet ti japin për tu regjistruar në aplikacion. Check Point mësoi se hakerët mund të aksesonin këto numra dhe të dërgoni mesazhe me tekst në emër të TikTok.

Kështu një haker mund të:

  • Fshinte video, të ndryshonte konfigurime nga private në publike dhe të ngarkonte video të paautorizuara.
  • Të detyronte një përdorues të TikTok të shkonte në një ueb server të kontrolluar nga hakerët dhe i hapur rrugë hakimit të tij
  • Të ridrejtonte përdoruesit në uebsajte të dëmshme që maskoheshin si TikTok

Në fillim shumë popullor në vendet Aziatike, platforma e krijimit të videove të shkurtra ka përjetuar një rritje galopante në vitet e fundit. Sot numëron mbi 1.5 miliardë shkarkime. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google jep 1.5 milionë dollarë për këdo që gjen probleme sigurie te telefonët Pixel

Lajmet e fundit>