Lajmet

TikTok raporton 1 miliardë përdorues

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Shtator 2021
TikTok kishte 55 milionë përdorues aktivë në Janar të 2018. Ky numër u rrit në 271 milionë në Dhjetor të 2018-ës dhe 507 milionë në Dhjetor të 2019-ës. TikTok raporton 1 miliardë përdorues

Ditën e Hënë TikTok zbuloi se numër 1 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën duke lënë të kuptohet për një rritje të qëndrueshme të aplikacionet të videove me metrazh të shkurtër.

Shërbimi, i cili është në pronësi të kompanisë Kineze ByteDance, është rritur me shpejtësi sidomos gjatë pandemisë së Covid-19.

TikTok kishte 55 milionë përdorues aktivë në Janar të 2018. Ky numër u rrit në 271 milionë në Dhjetor të 2018-ës dhe 507 milionë në Dhjetor të 2019-ës.

Në verën e vitit të kaluar raportoi 700 milionë përdorues aktivë. Ende është larg përmasave që ka marrë rrjeti social Facebook me 3.51 miliardë përdorues aktivë në muaj.

Por suksesi i shpejtë i TikTok ka shqetësuar rivalët. Për këtë Facebook ka lançuar klonin e TikTok si Instagram Reels. Snapchat bëri të njëjtën gjë me Sportlight dhe Google me YouTube Shorts.

Administrata Trump vitin e kaluar kërcënoi TikTok me bllokim në SHBA dhe kompania kishte përgatitur planin për të shitur filialin Amerikan tek kompani Amerikane.

Megjithatë administrata Biden e lejoi kompaninë të vijonte operimin normalisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kalimi nga Windows 7 në 11 kërkon instalim nga e para

Tags >

TikTok