Lajmet

TikTok refuzon pretendimet për vjedhjen 2 miliardë rekordeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Shtator 2022
Raportimet e para të një hakimi u shfaqën më 3 Shtator në Breach Forums. Një përdorues postoi disa imazhe nga një thyerje sigurie të TikTok dhe WeChat. TikTok refuzon pretendimet për vjedhjen 2 miliardë rekordeve

Në fillim të muajit u raportua se hulumtuesit e sigurisë kishte zbuluar një problem serioz sigurie në aplikacionin TikTok dhe që mund të ketë ekspozuar përdoruesit përballë hakerëve.

Ky problem që prekte përdoruesit Android ishte adresuar prej kohësh nga TikTok. Por në momentin që kompania fitoi pak frymëmarrje pas bërjes publike të saj, raportime thonë se TikTok në SHBA është hakuar dhe të dhënat e përdoruesve po qarkullojnë nëpër tregjet e zeza.

Një përfaqësues i TikTok tha se nuk ka prova të një thyerje sigurie. Hulumtuesit e sigurisë kërkojnë nga përdoruesit e TikTok të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre dhe të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë (2FA).

Raportimet e para të një hakimi u shfaqën më 3 Shtator në Breach Forums. Një përdorues postoi disa imazhe nga një thyerje sigurie të TikTok dhe WeChat.

Në atë postim ai ju referohej të dhënave të vjedhura duke thënë se nuk ishte i sigurte nëse do ti shiste apo publikonte të gjitha. Postuesit pretendon se ka 2 miliardë rekorde nga databaza e aplikacionit.

Në forumin Hacker News u tha se të dhënat duket se nuk janë vjedhur nga TikTok por nga një palë e tretë që integrohet në platformë për qëllime marketingu ose e-commerce.

Edhe pse nuk ka prova të qarta që konfirmojnë të dhënat, përdoruesit e TikTok këshillohen të përditësojnë fjalëkalimet e tyre apo të aktivizojnë 2FA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Konfirmohet ardhja God of War Ragnarok më 9 Nëntor

Tags >

TikTok