Biznes

TikTok refuzon shitjen

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Shtator 2020
0
Presidenti Amerikan Donald Trump kishte dhënë afat përfundimtar datën 15 Shtator që aplikacioni të shitej ose të dëbohej nga SHBA. TikTok refuzon shitjen

Microsoft tha se oferta e kompanisë për të blerë operacionet Amerikane të TikTok është refuzuar duke i hapur rrugë një tentative të fundit nga Oracle.

Presidenti Amerikan Donald Trump kishte dhënë afat përfundimtar datën 15 Shtator që aplikacioni të shitej ose të dëbohej nga SHBA.

Administrata Trump thotë se TikTok dhe aplikacione të tjera Kineze janë kërcënim për sigurinë kombëtare. Microsoft dhe Oracle kanë qenë në krye të garës për blerjen e TikTok nga kompania Kineze ByteDance.

Wall Street Journal dhe Reuters raportuan një ditë më parë se Oracle kishte fituar garën duke cituar burime të afërta me çështjen.

Aplikacionet si TikTok, WeChat dhe kompanitë e prodhimit të pajisjeve si Huawei akuzohen se grumbullojnë informacione të përdoruesve për llogari të qeverisë Kineze.

Kompanitë mohojnë akuzat ndërsa edhe Huawei do të përballet me sanksione të reja duke filluar nga data 15 Shtator. TikTok është shembulli i dytë i një kompanie që pëson nga lufta tregtare SHBA-Kinë që ka nisur prej disa vitesh.

Me mbi 100 milionë përdorues, fati i aplikacionit popullor të shpërndarjes së videove me metrazh të shkurtër mbetet i paqartë.

As Microsoft as Oracle nuk shihen si kompanitë e duhur për të blerë një aplikacion me një audiencë të re siç është TikTok. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlerësimi i TikTok në PlayStore nga bie nga 4.5 në 1.2 yje brenda natës