Biznes

TikTok shpëton në minutën e fundit

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Shtator 2020
0
Duke folur për reporterët Trump tha se ka aprovuar marrëveshjen në koncept. Marrëveshja do të përfshijë edhe Wal-Mart dhe do të vihen në funksione platforma veçmas dhe shumë të sigurta. TikTok shpëton në minutën e fundit

Presidenti Amerikan Donald Trump tha se ka aprovuar marrëveshjen mes Oracle dhe TikTok duke e shpëtuar këtë të fundit nga një dëbim nga dyqanet e aplikacioneve në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti Amerikan i Tregtisë konfirmoi se do të shtynte kufizimet të cilat duhej të kishin hyrë në fuqi të Dielën.

ByteDance do të vijojë të ketë pjesën më të madhe të aksioneve të TikTok në marrëveshjen që Trump ka aprovuar.

Duke folur për reporterët Trump tha se ka aprovuar marrëveshjen në koncept. Marrëveshja do të përfshijë edhe Wal-Mart dhe do të vihen në funksione platforma veçmas dhe shumë të sigurta.

Po sipas Trump kjo marrëveshje do të thotë 5 miliardë dollarë fond për edukimin në SHBA por nuk specifikoi se cila kompania do ta sigurojë.

Bekimet e Trump vinë pak orë përpara se kufizimet e Departamentit Amerikan të Tregtisë të hynin në fuqi. Sipas njerëzve të afërt me çështjen, Oracle dhe Wal-Mart do të kenë 20% të TikTok. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kinë, përdoruesve të shërbimeve mobile do ju skanohet fytyra