Lajmet

TikTok zgjedh rrugë tjetër në vend të shitjes për ti shpëtuar sanksioneve Amerikane

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Shtator 2020
0
Trump e konsideron aplikacionin dhe shërbime të ngjashme Kineze si kërcënim për sigurinë kombëtare dhe i akuzon për spiunazh për llogari të Pekinit. TikTok zgjedh rrugë tjetër në vend të shitjes për ti shpëtuar sanksioneve Amerikane

Firma Amerikane e teknologjisë konfirmoi se kompania që ka në pronësi TikTok ka rënë dakord që të bëhet partneri i besuar teknologjik i aplikacionit të shpërndarjes së videove.

Detajet e plota pritet të zbulohen, por qëllimi është që të shmanget dëbimi i aplikacionit nga Shtetet e Bashkuara.

Trump e konsideron aplikacionin dhe shërbime të ngjashme Kineze si kërcënim për sigurinë kombëtare dhe i akuzon për spiunazh për llogari të Pekinit.

Aktualisht kompania që ka TikTok në pronësi ByteDance ka mohuar çdo akuzë. Madje thotë se ka marrë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të TikTok në SHBA dhe Singapor.

Oracle është kompani e specializuar në databaza por pa eksperiencën në median sociale. Microsoft ka tentuar të blejë platformën por është refuzuar.

Shtëpia e Bardhë ka mbajtur qëndrim të ashpër edhe ndaj kompanive të tjera teknologjike përfshirë Huawei, Tencent dhe një numër startupesh të inteligjencës artificiale duke ju kufizuar të bërit biznes në SHBA.

TikTok sakaq ka pasur afat deri më 15 Shtator të shitet tek një kompani Amerikane ose të dëbohet.

Historiku i TikTok

Mars 2012: ByteDance themelohet në Kinë dhe lançon aplikacionin Neihan Duanzi duke ndihmuar përdoruesit Kinezë të shpërndajnë meme

Shtator 2016: ByteDance lançon aplikacionin e videove me metrazh të shkurtër Douyin në Kinë.

Gusht 2017: Një version ndërkombëtar i Douyin lançohet quajtur TikTok

Nëntor 2017: ByteDance blen aplikacionin Musical.ly

Maj 2018: TikTok është aplikacioni iOS më i shkarkuar në tre muajt e parë të vitit

Gusht 2018: ByteDance mbyll aplikacionin Musical.ly dhe zhvendos përdoruesit në TikTok

Shkurt 2019: TikTok gjobitet në SHBA për keqmenaxhimin e të dhënave të përdoruesve nën 13 vjeç

LEXO EDHE:  Samsung poston të ardhura rekord nga biznesi mobil

Tetor 2019: Zuckerberg kritikon publikisht TikTok për censurim të protestave në Hong Kong

Nëntor 2019: Komiteti i Investimeve të Huaja në SHBA hap hetim ndaj TikTok

Maj 2020: TikTok emëron ishte ekzekutivin e Disney si CEO dhe COO

Qershor 2020: India dëbon TikTok

Korrik 2020: Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Presidenti Trump thonë se TikTok mund të dëbohet nga SHBA

Gusht 2020: Microsoft dhe Oracle në garë për të blerë operacionet e TikTok në SHBA

Shtator 2020: TikTok ka 100 milionë përdorues aktivë në Evropë dhe 800 milionë në mbarë botën. /PCWorld Albanian

Tags >

TikTok