Lajmet

Tim Cook: App Store arrin në 1 milion aplikacione, iOS 7 për 5 ditë 200 milion shkarkime

Publikuar , 24 Tetor 2013
0
Tim Cook: App Store arrin në 1 milion aplikacione, iOS 7 për 5 ditë 200 milion shkarkime

Rreth 5 vjet pas lançimit për herë të parë të Apple App Store, numri i aplikacioneve në të ka arritur deri në 1 milion.

Ky rekord i ri i dyqanit on line të aplikacioneve është zbuluar nga shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook ditën e martë, gjatë eventit të lançimit të iPad-ëve.

Ai ka shtuar se deri tani janë shkarkuar plot 60 miliard aplikacione dhe zhvilluesit janë paguar me 13 miliard $. Rritja dhe suksesi janë të konsiderueshme duke marrë parasysh se para një viti Apple kishte 700 000 aplikacione në App Store dhe numri i shkarkimeve kishte arritur deri në 30 miliard.

Pavarësisht se kjo është një shifër impresionuese, përsëri Apple App Store qëndron pas Google Play Store duke qenë se ky i fundit e ka arritur këtë numër aplikacionesh në muajin korrik.

Përveç kësaj të dhëne interesante, drejtuesi ekzekutiv i Apple ka deklaruar se iOS 7 është shkarkuar në 200 milion pajisje brenda 5 ditëve të para të lançimit publik të tij.

Sipas Cook, aktualisht 64% e pajisjeve iOS funksionojnë me versionin më të fundit të sistemit iOS 7. IOS 7 është prezantuar ndaj zhvilluesve që në qershor, por lançimi i tij publik u bë më 18 shtator. (PCWorld Albanian)

TimCook_1MillionApps

LEXO EDHE:  Raport: Samsung Galaxy S10 do të ketë gjashtë kamera dhe 5G

Lajmet e fundit>