Biznes

Tim Cook dhuron për bamirësi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Gusht 2019
0
Aktualisht Cook ka 854,849 aksione në Apple. Më përpara ai ka dhuruar për Qendrën Robert F. Kennedy për Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut Tim Cook dhuron për bamirësi

CEO i Apple Tim Cook dhuroi 23,700 aksione të Apple për bamirësi. Me një vlerë aksionesh prej 205 dollarësh, donacioni përllogaritet në 4.87 milionë dollarë.

Aksionet ishte në pronësi të Tim Cook. Apple nuk komentoi se për çfarë bamirësie kanë shkuar këto para. Ai dhuroi një shumë të ngjashme në Gusht të vitit të kaluar.

Aktualisht Cook ka 854,849 aksione në Apple. Më përpara ai ka dhuruar për Qendrën Robert F. Kennedy për Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut si dhe për fushata të ndryshme për të Drejtat e Njeriut. Ai ka planifikuar të dhurojë tërë pasurinë e tij për bamirësi.

Nga ana tjetër Apple tha të Hënën se Cook do të dhuronte edhe për të luftuar zjarret që kanë pushtuar pyjet e Amazonës. Edhe në këtë rast kompania nuk specifikoi sesa Cook do të japë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përveç iPhone çdo gjë tek Apple po shkon për mrekulli

Lajmet e fundit>