Lajmet

Tim Cook hedh dyshime mbi metaverse

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Tetor 2022
“Unë gjithnjë mendoj sesa gjëja më e rëndësishme është që njerëzit ta kuptojnë për çfarë bëhet fjalë,” tha Cook për një media Holandeze. Tim Cook hedh dyshime mbi metaverse

Ndërsa Meta po investon miliarda dollarë në vizionin e CEO-s Mark Zuckerberg për metaverse, CEO i Apple Tim Cook mendon se shumica e njerëzve nuk ja kanë idenë çfarë është metaverse jo më të investojnë kohë dhe para duke jetuar në të.

“Unë gjithnjë mendoj sesa gjëja më e rëndësishme është që njerëzit ta kuptojnë për çfarë bëhet fjalë,” tha Cook për një media Holandeze.

“Nuk jam i sigurte se një person mesatar mund të tregojë se çfarë është metaverse.”

E thënë ndryshe pavarësisht raportimeve të vazhdueshme për interesin e Apple në ndërtimin e një hardueri AR dhe VR, Cook vetë nuk është gati të angazhojë kompaninë e tij në një diçka të quajtur “metaverse.”

Mark Zuckerberg ka një këndvështrim tjetër. Në fillim të vitit CEO i Meta ju tha punonjësve se kompania ishte në konkurrencë të thellë “filozofike” me Apple për përcaktimin e metaverse.

Cook shprehu skepticizmin e tij nëse njerëzit janë të gatshëm të shpenzojnë kohë në realitetin virtual. Komentet e tij e bëjnë pjesë të grupit të CEO-ve të profilit të lartë të cilët dyshojnë tek metaverse.

CEO i Snap Evan Spiegel tha se kompania e tij shmang përdorimin e një termi të paqartë dhe hipotetik. Ekzekutivi i pajisjeve pranë Amazon kishte thënë se nëse do të pyesë qindra njerëz do të merrte qindra përgjigje të ndryshme rreth metaverse. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple dhe Google lejojnë sisteme alternative pagesash në dyqanet e aplikacioneve