Harduer

Tim Cook: iPhone 5C nuk është projektuar kurrë për të qenë celular për fillestarët

Publikuar , 30 Tetor 2013
0
Tim Cook: iPhone 5C nuk është projektuar kurrë për të qenë celular për fillestarët

5cShefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, është shprehur së fundmi se iPhone 5C me shumë ngjyrat e veta, edhe pse është cilësuar si një smartfon me kosto të ulët, nuk ishte dizajnuar kurrë për të qenë një pajisje për fillestarët që synojnë të hyjnë në botën e smartfonëve.

Faktikisht, Apple e ka konsideruar pajisjen si një të shtresës së mesme, që do të sillte zgjerim të përdorimit të iPhone-it, u shpreh Cook.

Komentet e shefit ekzekutiv të kompanisë u bënë gjatë publikimit të të dhënave financiare të Apple, pasi u ngritën pyetje që kishin të bënin me lidhjen e 5C-së me smartfonët me çmim të ulët.

Cook u përgjigj duke thënë se iPhone 4S ishte ajo që konsiderohej si një smartfon për fillestarët, ndërsa 5C i përket më tepër nivelit të mesëm.

“Qëllimi ynë është të rrisim përdorueshmërinë e iPhone-it por në përputhje me rrugën se si kemi vepruar deri tani, duke përdorur kategori të ndryshme. Jemi të kënaqur që e kemi bërë këtë ndarje,” tha ai.

Sigurisht, pavarësisht popullaritetit, Apple vendosi të mos e shiste më iPhone 4 pas lançimit të 5C dhe 5S. Cook shpjegoi se 4S ishte ai që po e zëvendësonte 4.

Ai foli gjithashtu edhe për disa “kategori të reja produktesh” që do të vijnë shumë shpejt, ndoshta në 2014-n. Mbase bëhet fjalë për orën inteligjente iWatch, ose televizori i shumëpërfolur Apple HDTV me ekran 4K. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  6 telefonët me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë

Lajmet e fundit>