Lajmet

Tim Cook kërkon falje për Apple Maps

Publikuar , 29 Shtator 2012
0
Tim Cook kërkon falje për Apple Maps

Pronari i Apple Tim Cook kërkoi falje në një deklarate zyrtare për hartat problematike të Apple.

Në letrën e tij Cook shpjegon se për të krijuar këtë aplikacion me funksione të plota, kompania duhet të fillonte nga e para.

Ai nuk e tha arsyen pse lindën problemet, por tani është krijuar një ide sepse kanë ndodhur.

Apple me sa duket dështoi të binte në një marrëveshje me Google e cila do të ishte e kënaqshme nga të dyja palët, kështu që Google Maps u tërhoq nga sistemi operativ i Apple.

Ky shfajësim mund të zbusë pak zemërimin e konsumatorëve.

Cook thotë se do të vazhdohet të punohet pa pushim deri sa të vihen standartet e pritura nga produktet e tyre.

Fakt interesant është se në letrën e tij ai sugjeronte gjithashtu përdorimin e aplikacioneve të palave të treta, si Bing, MapQuest dhe Waze nga App Store.

Pavarësisht kritikave për këtë aplikacion, konsumatorët kanë vazhduar të blejnë iPhone 5 dhe kanë përmirësuar pajisjet e tyre ekzistuese në iOS6.

Në më pak se dy javë që nga dalja janë shitur më shumë se 100 milionë pajisje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hyundai prodhon një makinë me panele diellore