Lajmet

Tim Cook kërkon tërheqjen e raportit të Bloomberg për përgjimin nga Kinezët

Publikuar , 22 Tetor 2018
0
Bloomberg tha se raporti është rezultat i një viti raportim gjatë së cilës janë kryer mëse 100 intervista. Tim Cook kërkon tërheqjen e raportit të Bloomberg për përgjimin nga Kinezët

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook bëri thirrje për tërheqjen e lajmit ku thuhej se Apple dhe Amazon janë infiltruar nga Kinezët.

Bloomberg publikoi një artikull ku thuhej se inteligjenca Kineze ka vendosur çipet përgjimi në serverët e shitur tek Apple dhe Amazon.

Çipet ishin prodhuar nga Super Micro ndërsa të dy kompanitë mohuan raportin.

Bloomberg tha se raporti është rezultat i një viti raportim gjatë së cilës janë kryer mëse 100 intervista.

“Kemi kërkuar e-mail-e, regjistrat e qendrave të të dhënave, regjistra financiarë, regjistra dërgesash. Kemi kërkuar në çdo cep dhe arritur në një konkluzion: Nuk ka ndodhur kurrsesi. Nuk ka asnjë të vërtetë në të,” tha tim Cook.

Kjo është hera e parë që Apple ka kërkuar tërheqjen e një lajmi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 10, versioni i fundit i instaluar vetëm 6.6% të kompjuterëve

Lajmet e fundit>