Lajmet

Timetable, aplikacion për të ndihmuar studentët për organizime

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
Timetable, aplikacion për të ndihmuar studentët për organizime

Nëse jeni duke shikuar për ndonjë mënyrë të mirë për të organizuar orët mësimore, detyrat, gjërat që duhet të lexoni dhe orarin, Timetable është një organizues personal i dizajnuar për këtë synim.

Aplikacioni ka shumë pamje kështu që ju mund të shikoni orarin tuaj dhe ngjarjet, nëse keni teste dhe provime, detyra për çdo orë mësimore, e kështu me radhë. Timetable iu ofron të gjitha gjërat e shkëlqyera për organizim për studentë dhe i vendos ato në telefonin ose tabletin tuaj me Android.

Ju gjithmonë do të mund të shihni orarin, kështu që nuk keni nevojë që ta mbani mend, apo të filloni të dyshoni për ndonjë orë të caktuar.

Timetable e bën të lehtë edhe të kuptuarit se kur janë ditët e pushimeve, çfarë detyra keni dhe në cilat ditë, cilat ditë keni kuize apo provime dhe më tepër. Ju madje mund të kërkoni përgjatë detyrave dhe orëve mësimore.

Aplikacioni po ashtu mbështet DashClock Widget, kështu që ju mund të shikoni ngjarjet e juaja në ekranin tuaj të mbyllur dhe vjen me mjete për faqen kryesore, po ashtu për një pamje të shpejt të orëve që vijnë ose mësimet dhe detyrat që duhet të bëni që tani.

Timetable automatikisht do t’ia ndalë zërin telefonit gjatë orëve mësimore. Aplikacioni është pa pagesë, i përshtatur si për smartfon, ashtu edhe për tablet, që përdorin sistemin Android. (PC World Albanian)

aplikacion nn

LEXO EDHE:  Samsung sjell modelet e reja të telefonëve shumë të suksesshëm Galaxy A50 dhe A30

Lajmet e fundit>