Lajmet

Tinder lançon komunikimin me video

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Tetor 2020
0
Kompania e di shumë mirë sesa keq mund të shkojë situata në shërbime të tilla dhe për këtë sqaron se opsioni është krijuar nga ekipi i sigurisë. Tinder lançon komunikimin me video

Tinder, aktualisht aplikacioni më popullor në botë takimeve mes njerëzve që po kërkojnë një partner, po zgjerohet me një opsion të ri në mënyrë që ti mbajë njerëzit më tepër në aplikacion.

I lançuar në fillim të vitit në një fazë eksperimentale, komunikimi me video në Tinder tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në një moment kur shumica e njerëzve nuk takohen dot fizikisht.

Kompania e di shumë mirë sesa keq mund të shkojë situata në shërbime të tilla dhe për këtë sqaron se opsioni është krijuar nga ekipi i sigurisë.

Quajtur “Face to Face”, Tinder thotë se opsioni ka marrë një vlerësim pozitive nga përdoruesit e parë të tij. Aplikacionet e lidhjeve mund të duken një mënyrë e çuditshme për të komunikuar në një kohë kur të gjithë po praktikojnë distancimin social.

Aplikacioni Tinder po kryeson në listat e shkarkimeve në dyqanet e aplikacioneve, veçanërisht në iOS. Përdoruesit mund të refuzojnë thirrjet njëlloj si të refuzojnë një telefonatë.

Dhe nëse përdoruesit marrin thirrje të vazhdueshme nga persona që nuk duan të komunikojnë, mund të raportojnë duke ndjekur udhëzimet e publikuara nga Tinder. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pse duhet të përditësoni aplikacionin Twitter në Android menjëherë?