Lajmet

Tinder padit Google në gjykatë për cenim të konkurrencës

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Maj 2022
Padia vjen në një kohë kur Apple dhe Google përballen me presione nga autoritetet rregullatorë dhe ligjvënësit në mbarë botën për të ndryshuar politikat e dyqaneve të aplikacioneve Tinder padit Google në gjykatë për cenim të konkurrencës

Kompania mëmë e Tinder dhe Hinge paditi në gjykatë gjigantin e kërkimit Google. Në padinë e saj në gjykatën federale të Kalifornisë, Match Group thotë se Googl ka thyer ligjet federale të konkurrencës me rregullat që imponon përmes Play Store.

Konkretisht shqetësimi i Match vjen prej një politike që Google planifikon ta implementojë këtë vit. Në Vjeshtën e 2020-ës Google qartësoi pozicionin duke thënë se çdo blerje brenda aplikacioneve Android duhet të kryhet përmes sistemit të pagesave të Play Store.

Google tha se fillimisht se politika e re do të bëhej e detyrueshme nga 30 Shtatori 2021 por e shtyu afatin në 1 Qershor 2022.

Match thotë se Google më përpara kishte dhënë garanci se kompania mund të përdorte sistemin e saj të pagesave. Tashmë pretendon se Google e ka kërcënuar me heqjen e aplikacioneve nga Play Store nëse nuk janë në përputhje me politikën e re që hyn në fuqi më 1 Qershor.

Match vijon më tutje duke thënë se Google ka filluar të bllokojë përditësimet e aplikacionit si masë parandaluese, përditësime të cilat kanë synim sistemin e pagesave të Match.

Google nga ana tjetër tha se Match përfitonte nga komisioni 15% i pagesave për blerjet brenda aplikacioneve ngaqë konsiderohet si platformë madhore.

Padia vjen në një kohë kur Apple dhe Google përballen me presione nga autoritetet rregullatorë dhe ligjvënësit në mbarë botën për të ndryshuar politikat e dyqaneve të aplikacioneve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google ka penguar konkurrencën me sistemin operativ Android