Lajmet

Tinder vazhdon të tërheqë vëmendjen e atyre kërkojnë më shumë sesa miqësi në internet

Publikuar , 07 Shkurt 2019
0
Me Tinder U kompania ka rikthyer fokusin tek të rinjtë e moshave 18 deri në 22 vjeç. Gjithashtu kompania po zgjerohet jashtë Shteteve të Bashkuara. Tinder vazhdon të tërheqë vëmendjen e atyre kërkojnë më shumë sesa miqësi në internet

Tinder nuk ka për tu ndaluar. Kompania pas aplikacionit zbuloi ditën e sotme se shërbimi shtoi 1.2 milion abonentë me pagesë vitin e kaluar dhe gjeneroi 805 milionë dollarë të ardhurat.

Match thotë se pjesa më e madhe e të ardhurave vinë nga përdoruesit e Tinder Gold i cili u jep përdoruesve akses në funksione të limituara si Super Likes.

Me Tinder U kompania ka rikthyer fokusin tek të rinjtë e moshave 18 deri në 22 vjeç. Gjithashtu kompania po zgjerohet jashtë Shteteve të Bashkuara.

Por Tinder nuk është i vetmi biznes i Match. Kompania prezantoi këtë vit një aplikacion të ri të quajtur Ship dizajnuar për të tërhequr femrat.

Match gjithashtu bleu Hinge plotësisht pasi kishte siguruar gjysmën e aksioneve në 2018. Sot njerëzit përdorin mesatarisht 4 aplikacione lidhjesh dhe për këtë Match synon që të katërt ti përkasin vetë kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Këllëfët LED të Samsung për Galaxy S10 shfaqin njoftimet në pjesën e pasme

Tags >

Tinder
Lajmet e fundit>