Lajmet

Tingulli i filmit “You’ve Got Mail” vjen edhe për Gmail-in

Publikuar , 15 Gusht 2012
0
Tingulli i filmit “You’ve Got Mail” vjen edhe për Gmail-in

Ju kujtohet filmi i famshëm me Tom Hanks dhe Meg Ryan? Nëse po, atëhere e mbani mend që fjalia “You’ve Got Mail” (Keni postë) ishte një nga më të përdorurat në fundin e viteve 90-të.

Tashmë, është Google ai që ka menduar për të gjithë nostalgjikët e filmit.

Duke instaluar një shtesë në Chrome, ju mund të dëgjoni tingullin e famshëm të AOL-it sa herë ju vjen një e-mail (në Gmail, sigurisht).

Krijuesit Chris Baker dhe Mike Lacher shprehen: “Po kujtonim një ditë mes miqsh kohët e vjetra të internetit dhe po diskutonim me njëri-tjetrin se si nuk e kishim harruar kurrë zërin e atij djalit të AOL-it që thoshte “You’ve Got Mail”.

Dhe menjëherë na erdhi ideja të bashkangjisnim një shtesë në Chrome që do të ishte sa interesante aq edhe e dobishme.”

Ndoshta në atë kohë, të njoftoheshe përmes zërit se të kishte ardhur një e-mail nuk ishte edhe aq e bezdisshme duke qenë se fluksi i e-maileve të marra në ditë nuk ishte i madh për shumicën e përdoruesve.

Fatmirësisht, për ata që marrin e-maile çdo 3 minuta, ky mini aplikacion ka opsionin ‘mute’, me anë të së cilit çaktivizohet zëri dhe mbetet vetëm ikona që tregon numrin e e-maileve të ardhura.

Në videon e sjellur për ju mund ta shihni një pjesë të këtij filmi dhe të dëgjoni se si tingëllon kur ju vjen një email. (PCWorld Albanian)[youtube id=”WfkqZQGvuL4″]

LEXO EDHE:  Candy Crush, lojtarët kanë shpenzuar 4.2 milion dollarë në ditë

Lajmet e fundit>