Lajmet

Tirana mikëpritëse e Konferencës së Parë Shkencore Ballkanike të Rrjeteve dhe Komunikimit, BalkanCom 2017

Publikuar , 22 Maj 2017
0
Qëllimi i saj është të adresojë sfidat e rëndësishme në botën e rrjeteve dhe komunikimit e cila po evoluon me shpejtësi dhe në të njëjtën kohë të nxisë potencialin dhe talentet e zbuluara në këtë rajon dinamik. Tirana mikëpritëse e Konferencës së Parë Shkencore Ballkanike të Rrjeteve dhe Komunikimit, BalkanCom 2017 Photo Source: Balkancom

Më 30 Maj hap siparin Konferenca e Parë Ballkanike e Rrjeteve dhe Komunikimit në Tiranë.

BalkanCom 2017, e cila mbahet në datat 30 Maj – 2 Qershor do të sjellë së bashku hulumtuesit akademikë, laboratorët kërkimorë dhe industrinë nga e gjithë bota në një rajon historik siç është Ballkani ku një vëmendje të veçantë do të ketë 5G-ja

Qëllimi i saj është të adresojë sfidat e rëndësishme në botën e rrjeteve dhe komunikimit e cila po evoluon me shpejtësi dhe në të njëjtën kohë të nxisë potencialin dhe talentet e zbuluara në këtë rajon dinamik.

Skicimi dhe Vlerësimi Adaptiv nga Big Data, Zgjerimi i Spektrave për Kanalet e Fibrave dhe Alokimi i Burimeve në Rrjetet Wireless trajtuar nga emra të njohur si Georgios B. Giannakis – Shkencëtar dhe Profesor në Komunikimet Wireless;  Gerhard Kramer – Profesor pranë Universitetit Teknik të Mynihut në Inxhinieri Komunikimi dhe Alexander Proutiere – Profesor i Inxhinierisë Elektrike pranë Institutit Mbretëror të Teknologjisë në Suedi, janë disa prej tema kyçe të kësaj konference.

Edicioni i parë i Konferencës mbahet në Tiranë, një prej qyteteve më të mëdha në Ballkan. Tema kryesore e saj do të jetë: Angazhimi i Ballkanit përmes Komunikimit dhe Rrjeteve.

Dita e parë e konferencës do të karakterizohet nga dy tutoriale të udhëhequra nga Ian F. Akyildiz, Profesor i Rrjeteve Wireless dhe Telekomunikacionit në Institutin Teknologjik të Georgia, të cilat do të jenë të hapura për të gjithë të interesuarit dhe do të mbahen pranë qendrës Protik.

Dita e dytë fillon me një prezantim nga Georgios Giannakis ndjekur nga katër sesione të cilat do të trajtojnë tematika si Alokimi i Burimeve në Komunikimet Optike, Komunikimi në bandat Terahertz, transmetimet Video dhe UAV si dhe rrjetëzim bazuar në softuer.

LEXO EDHE:  Intel ka shitur 1 miliardë dollarë procesorë për qendrat e të dhënave

Dita e tretë dhe më e gjata flet gjuhën e rrjeteve të gjeneratës tjetër, 5G-së me tema si SDN-të dhe NFV-të në 5G, ndjekur nga një prezantim i Gerhard Kramer, një teori të informacionit, rrjeteve vehikulare dhe teknologjitë WSN dhe D2D-të.

Dita e katërt dhe e fundit hapet me një prezantim nga Alexander Proutiere ku krahas sesionit dedikuar procesimit të sinjaleve do të mbahet edhe dy tutoriale të tjera të hapura udhëhequr nga Huseyin Arslan, Profesor i Inxhinierisë Elektrike pranë Universitit të Floridas. Së fundi konferenca mbyllet me një sesion të niveleve fizike të rrjeteve.

BalkanCom 2017 vijon në traditën e konferencave të mëparshme shkencore si një nismë pa asnjë përfitim. Si çdo konferencë e këtij zhanri, BalkanCom 2017 vjen me objektivin e vetëm të rritjes së potencialit të komuniteteve shkencore në vendet Ballkanike dhe shpërndarjen e aktiviteteve të tyre hulumtuese në komunitetet globale.

Kjo konferencë sponsorizohet nga Argela dhe mbështetet nga Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike si dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

BalkanCom 2017 do të mbahet pranë Xheko Imperial Hotel. Regjistrimet janë të hapura deri më 25 Maj. Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në Balkancom.info.

Tags >

Balkancom
Lajmet e fundit>