Lajmet

Tirana, Prishtina, Durrësi dhe Peja ishin destinacionet e radhës të ICT Awards VI

Mar 12 2018
0 Shpërndarje
Edicioni i gjashtë fillon rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit. Tirana, Prishtina, Durrësi dhe Peja ishin destinacionet e radhës të ICT Awards VI

Turi i takimeve të edicionit të gjashtë të ICT Awards vijoi me gjashtë takime në javën e dytë të muajit Mars kur na ndajnë thuajse dy javë nga mbyllja e aplikimeve.

Albanian ICT Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt ndërsa takimi i parë informativ u mbajt më 22 Shkurt pranë Institutit Harry Fultz.

Më 6 Mars në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të Startup Europe Week, u zhvillua një workshop me studentë të degës së biznesit dhe informatikës.

Me të pranishëm përfaqësues të fakultetit por edhe të bizneseve lokale, tema kryesore e bootkampit Made in Albania ishin sfidat me të cilat përballen të rinjtë. Bootkampi u organizua falë një bashkëpunimi mes AIA, UNIque, Albanian Skills dhe ICT Awards.

Më 7 Mars në Kolegjin Riinvest në Prishtinë, studentët e shkencave kompjuterike shprehën si çdo vit një interes të lartë për ICT Awards.

Studentët e shkëlqyer të Universitetit Epoka u prezantuan më 8 Mars me mundësitë e arta që ofron ICT Awards jo vetëm në kuadër të nismave individuale por edhe iniciativave kurrikulare.

Akademia JCoders është një zërave rinorë që çdo vit ka diçka për të thënë e për të dhënë në ICT Awards. Takimi i mbajtur më 9 Mars pranë ambienteve të kësaj qendre afirmoi edhe njëherë tjetër ambiciet e të rinjve të JCoders për të ruajtur për vitin e dytë me radhë titullin e Yllit në Ngritje.

Bootkampi Made in Albania vijoi javën e kaluar me takimin e radhës në Tiranë ku gjatë workshopit të datës 10 Mars pjesëmarrësit i njohën me ICT Awards-in, kriteret e vlerësimit dhe shpërblimet e kësaj gare.

Kjo javë plot takime u finalizua në qendrën cedX në qytetin e Pejës më 10 Mars. Një qendër inovative dhe kreative, cedX ka shërbyer si fole e vërtetë inovacioni me hapësira punuese dhe trajnime në fushën e ICT-së.

Përfaqësuesit e ICT Awards gjithashtu u prezantuan me disa projekteve robotike zhvilluar nga fëmijët e kësaj qendre.

Edicioni i gjashtë fillon rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan HoxhaBanka Raiffeisen dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Java e tretë e muajit Mars do të vijojë me tre takime të reja. I pari do të mbahet pranë Qendrës Rinore në Korçë më 13 Mars në kuadër të Made in Albania dhe Startup Europe Week.

Më 14 Mars për herë të parë ICT Awards viziton qytetin e Ulqinit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim.”ict awar

Së fundi më 15 Mars në Prishtinë, ICT Awards do të organizojë një takim të hapur me komunitetin e ICT-së pranë RIT Kosovo me pjesëmarrjen e Jeton Siqeca, Abetare Gojani, Besfort Guri, Visar Jasiqi, Blerta Thaçi, Lekë Zherka dhe Mimoza Bytyqi.

Ky event organizohet në bashkëpunimin e (A.U.K – Training and Development Institute, Hello Solaborate, Gjirafa, Open Data Kosovo, FLOSSK, BONEVET, UNICEF Innovations Lab Kosovo, Girls Coding Kosova, IPKO Foundation) pranë auditoriumit të RIT Kosovo / AUK.

Axhendën e këtij evenimenti do ta gjeni më poshtë:

17:30 – 18:00 Koktail
18:00 – 19:00 Prezantimi i ICT Awards
19:00 Panel diskutimi me histori suksesi dhe partnerë ndër vite

Aplikimet do të vijojnë deri më 31 Mars 2018 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, novatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).

Galeria e fotove në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”: https://www.facebook.com/ictawards.org/posts/1115993821890476

Galeria e fotove në Kolegjin Riinvest: https://www.facebook.com/ictawards.org/posts/1117906938365831

Galeria e fotove në Universitetin Epoka: https://www.facebook.com/ictawards.org/posts/1119509844872207

Galeria e fotove në Akademinë JCoders: https://www.facebook.com/ictawards.org/posts/1120976404725551

Galeria e fotove në Protik: https://www.facebook.com/ictawards.org/posts/1122862897870235

Galeria e fotove në cedX: https://www.facebook.com/ictawards.org/posts/1123032017853323

Lajmet e fundit>