Lajmet

Tirana Startup Weekend – Ekipet, idetë dhe shpërblimet

Publikuar , 24 Prill 2012
0
Tirana Startup Weekend – Ekipet, idetë dhe shpërblimet

Teksa jemi duke folur për vepra, të cilat normalisht që duhet të paraprihen me ide dhe me njohuri, Tirana Startup Weekend paraqiti një rast mjaft të mirë që idetë të kthehen në vepra.

E organizuar nga Shoqata Shqiptare për Teknologjinë e Informacionit (AITA), e mbajtur në Universitetin Evropian të Tiranës, kjo ngjarje mblodhi mbi 100 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve kishte programues, dizajnerë, profesionistë marketingu, menaxhimi e finance për t’i paraqitur idetë, pastaj të bëhet plotësimi, zgjerimi dhe zbatimi i tyre për të krijuar prototipe të cilat duhet të hidhen në treg me synim dhe vizion në arritjen e krijimit të ndërmarrjeve të reja në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

Gjatë ditës së premte e cila paraqet edhe ditën kur filloi kjo maratonë inovative prej 54 orësh u paraqitën 28 ide, prej të cilave 12 u zgjodhën nga vetë pjesëmarrësit për t’u zhvilluar më tej dhe për t’u kthyer në prototipe e modele biznesi gjatë 54 orëve. Gjatë ditës së diel para një jurie të përbërë nga drejtues e përfaqësues të sponsorëve dhe organizatorëve të kësaj veprimtarie u paraqitën 12 idetë e përzgjedhura.

12 ekipet

Smart Step Web me Team Leader: Briland Hitaj dhe ekip:

Briland Hitaj – Team Leader (Web Developer, Web Designer)

Erisa Terolli – Web Developer, Web Designer

Alba Xhani – Web Developer, Web Designer

Ergys Ura – Web Designer, Business Plan

Jonilda Bahja – Business Plan

Gerta Bahja – Business Plan

Një startup për prodhimin e një web builder që të jetë më profesional dhe më lehtësisht i përdorshëm e më fleksibël se platforma alternative në tregun ndërkombëtar me synimin e promovimit të tij në Shqipëri, rajon e më gjerë duke e shoqëruar me një tërësi shërbimesh komplementare.

Albania Tourist Guide me Team Leader Diamant Neziri dhe ekip:

Diamant Neziri(team leader)- Web Developer

Enis Ulqinaku – Mobile Developer

Haris Krasniqi – Designer

Haris Mehmeti – Web Developer

Arditi Dervishi – Web Developer

Elena Pici – Marketing

Esmeralda Topuzi – Marketing

Një startup për prodhimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online dhe mobile për promovimin e Shqipërisë tek turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Digital Startup me Team Leader Andia Tafa dhe ekip:

Andia Tafa – Team leader

Eda Doko – Designer

Nertil Zhuri – Designer

LEXO EDHE:  Dy javë nga debutimi dhe Devil May Cry 5 ka shitur 5 milion kopje

Klevin Delimeta – Designer

Tomi Kallanxhi – Developer

Juljan Sevo – Developer

Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online që mundëson paraqitjen e ideve inovative nga individë në një mjedis me kompani të interesuara për t’i implementuara ato, si një startup weekend i vazhdueshëm.

TurboT me Team Leader Adem Ademi:

Një startup për prodhimin dhe integrimin e një software për oraret e shkollave me synim tregun rajonal shqiptar.

Albania Online Library me Team Leader Elson Bullari dhe ekip:

Elson Bullari, Non – Technical

Emiljano Ndreu, Non – Technical

Rei Kalemaj, Non- Technical

Christ Ligori, Developer

Rushan Xhaja, Developer

Një startup për krijimin dhe mundësimin e bibliotekave online pranë institucioneve edukative të cilat do të sjellin në Shqipëri libra që nuk mund të arrihen dot ndryshe nga të rinjtë shqiptarë në proces edukimi.

Linkademia me Team Leader Lenard Osmani:

Lenard Osmani, Team Leader, Developer

Visar Hoxha, Developer

Elton Dermixhiu, Designer

Huseyin Varol, Designer

Arjola Grembi, Non-technical

 

Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi online për lidhjen e kërkuesve shkencorë shqiptarë, individë e pranë universiteteve të ndryshme përfshirë bizneseve, për të promovuar punimet e tyre të reja dhe për të krijuar lidhje e mundësi për projekte të përbashkëta.

Artcode me Team Leader Andi Papa dhe ekip:

Andi Papa, Team Leader  (programer, consulting)

Genta Roko, Developer (ASP.net, SQL server, c# , programer)

Artan Beqiri, Business Manager

Katerina Bojaxhiu, Marketing Manager

Artcode– Business Bridge – një startup për krijimin e një platforme online që do të mundësojë më shumë informacion për të gjithë bizneset shqiptare të regjistruara në të dhe do të ofrojë shërbime për to, të lidhura me eventet e biznesit që zhvillohen në Shqipëri, matchmaking mes tyre, organizimin e panaireve e më gjerë.

ePay me Team Leader Ervis Resuli dhe ekip:

Ervis Resuli – Developer

Alda Daka – Developer

Jurgen Rudi – Developer

Arjan Hoxha – Designer

Marvin Mile

Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online të sigurt e cila funksionon si ndërmjetës-lidhës mes klientëve që duhet të paguajnë fatura, gjoba e më gjerë dhe institucioneve shtetërore e bankave.

Sixframes me Team Leader Olsi Çelaj

Olsi Çelaj (Team Leader) – Developer

Leonard Elezi – Developer

LEXO EDHE:  Facebook tha se ka fshirë 1.5 milion video të sulmit ndaj xhamive në Zelandë

Klajdi Turlla – Non technical

Hortencia Totaj – Developer

Noela Aliaj – Developer

Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme lehtësisht të përdorshme që synon rajonin e më gjerë për krijimin e një portfoli online për video që i shërben artistëve, studentëve, bizneseve, universiteteve e më gjerë.

FashionGov Albania me Team Leader Aneida Bajraktari:

Aneida Bajraktari –  Non technical / Team Leader

Sanja Dibra         –  Developer

Inva Veliu            –  Developer

Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online e cila shërben për dizajnimin e veshjeve online nga vetë klientët me synim ndërmjetësimin e tyre tek atelietë e ndryshme të modës duke mundësuar një shërbim inovativ në Shqipëri;

Easy ISP me Team Leader Arsild Latifi dhe ekip:

Arsild Latifi – Team leader, has the idea, networking

Iva Kertusha – Web Designer

Ervin Dervishaj – Web Designer

Klajdi Sejko – Business Plan

Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi i cili mundëson lidhjen direkte mes klientëve dhe ISP për të kryer lehtësisht pagesa që lidhen me kontratat në mes tyre.

Grandmothers Employment me ekip:

Dorian Hoxha

Fabjan Lashi

Arianita Toci

Lorenc Gjoni

Erjon Curraj

Një startup i cili synon krijimin dhe mirëmbajtjen e një biznesi e-commerce i cili synon shitjen për një publik ndërkombëtar të produkteve shqiptare të artizanatit me synim aktivizimin e grave në pension e të papunësuara për t’u përfshirë në proces pune dhe mirëmbajtjeje e zhvillimi të mëtejshëm të traditës së mirë shqiptare të artizanatit.

Çmimet

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin Ministri për Inovacion dhe TIK, Genc Pollo, zëvendës ambasadori i Norvegjisë në Tiranë Jon Hansen, drejtues të AITA-s, përfaqësues të sponsorëve të tjerë dhe pedagogë nga universitete të ndryshme.

Ministri Pollo, gjatë përshëndetjes së tij, përgëzoi organizatorët për aktivitetin, si dhe pjesëmarrësit me projektet fituese. “Kjo është një garë e mrekullueshme, – theksoi Ministri, – një garë midis studentëve, që provon se, mendjet e reja, janë më të hapura dhe si të tilla me kreativitet. Projekti i së ardhmes Shqipëria Digjitale, do të vazhdojë të mbështesë sipërmarrjet  në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe do të mundësojë punësim në Shqipëri për diplomantët në këtë fushë.”

Sponsorët e aktivitetit: DM Consulting Services, Konsort, EasyPay, Epoka University, PC World Albanian dhe CIO.al, Crimson Capital, Pro-TIK, USAID Rritje Albania, 1UP ndanë çmime të shumta jo vetëm për 3 fituesit duke u fokusuar tek idetë startup që u shfaqën për ta si më me vlerë për t’u mbështetur nga këndvështrimi i tyre.

LEXO EDHE:  Softmogul, një platformë jo vetëm për menaxhimin e hoteleve

Çmimet e ndara nga sponsorët përkatës janë:

Crimson Capital. Çmimi i tyre i veçantë për “6 muaj konsultime” shkoi për ekipin Grandmothers Employment.

DM Consulting Services. Çmimi i tyre special “Ditë konsultimi” shkoi për: Grandmothers Employment (2 ditë), Sixframes (2 ditë), Albania Tourism Guide (2 ditë), ePay (2 ditë), Artcode Business Bridge (2 ditë). Çmimi i tyre ushtrime në sipërmarrje shkoi tek 12 skuadrat pjesëmarrëse në ngjarje.

EasyPay. Çmimi i tyre “3 javë trajnime pune” shkoi për ePay.

Epoka University. Çmimi i tyre “Inkubacion” shkoi për Albania Tourist Guide (6 muaj), ePay (6 muaj) dhe Smart Step Web (6 muaj).

Konsort. Çmimi i tyre “Ditë konsultimi” shkoi për Grandmothers Employment (1 javë konsultime) dhe Albania Tourist Guide (1 javë konsultime).

PC World Albanian dhe CIO.al. Çmimet janë:

1. Në numrin e radhës të PC World Albanian dhe CIO.al idetë e 12 startup-ave do të paraqiten.

2. Në numrin e dytë të ardhshëm të PC World Albanian dhe CIO.al 3 startup-at fitues do të paraqiten më hollësisht.

3. Në numrin e tretë të ardhshëm të PC World Albanian dhe CIO.al skuadra fituese e vendit të parë do të paraqitet edhe më tepër.

4. Reklamim online për tre muaj në të gjitha platformat e që të dy revistave shkuan për ekipin Grandmothers Employment.

Pro-TIK. Çmimi i tyre i veçantë “Konsultim dhe inkubacion të pjesshëm” shkoi për Easy ISP (3 muaj të inkubacioni pjesor dhe 5 orë konusltime çdo javë gjatë inkubacionit tremujor) dhe për Smart Step Web (3 muaj të inkubacionit tremujor dhe 5 orë çdo javë gjatë inkubacionit 3 mujor).

USAID Rritje Albania. Çmimi i tyre “Ndihmesë teknike për të përcaktuar idenë nëse mund të komercializohet” shkoi tek 3 ekipet fituese: Grandmothers Employment, Sixframes dhe Albania Tourist Guide.

1Up. Çmimi i tyre “3 muaj trajnime pune për dy pjesëmarrësit me idenë më inovative” shkuan tek dy zonjat nga skuadra Fashion Gov Albania, Aneida Bajraktari deh Sanja Dibra.

Kjo pra ishte Tirana Startup Weekend, e mbajtur më 20-22 prill./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>