Lajmet

Titulli i ardhshëm God of War po vjen në 2021

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Shtator 2020
0
E vetmja gjë që Sony tha ishte “Ragnarok po vjen” në një video-mesazhe të shkurtër shoqëruar nga disa fjalë të protagonistit të lojës Kratos. Titulli i ardhshëm God of War po vjen në 2021

Në fund të evenimentit ku prezanton PlayStation 5, Sony kishte ruajtur një suprizë të madhe.

Loja e ardhshme God of War do të mbërrijë në 2021. Si me lojërat e kaluara, ajo do të zhvillohet nga studioja Santa Monica e Sony.

Do të jetë një vazhdim i drejtpërdrejtë i serive të 2018-ës ndërsa kompania nuk publikoi asnjë pamje të lojës.

E vetmja gjë që Sony tha ishte “Ragnarok po vjen” në një video-mesazhe të shkurtër shoqëruar nga disa fjalë të protagonistit të lojës Kratos.

Se cila do të jetë historia ku bazohet loja nuk dihet, por mesa duket Kratos dhe biri i tij Atreus mund të kenë shtyrë botën mitologjike ku jetojnë drejt një konflikti.

Zbulimi i ekzistencës së lojës është një lajm i madh sidomos për të joshur ata që janë në mëdyshje për të investuar në një konsolë të re si PlayStation 5. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfoni më i ri i Sony nuk duhet të injorohet