Blog

Tjetër ekzekutiv i Samsung akuzohet për korrupsion

Sep 27 2018
0 Shpërndarje
Sipas tyre Lee është përpjekur të sabotonte një union të ri të formuar në 2013-ën kur shërbente si CFO. Tjetër ekzekutiv i Samsung akuzohet për korrupsion

Lee Sang-hoon, kryetari i bordit të Samsung Electronics është paditur për sabotimin e disa unioneve në Korenë e Jugut, një akt që autoritetet Koreano-Jugore e konsiderojnë të jashtëligjshëm.

Lee u emërua kryetar i bordi në Mars të këtij viti dhe do të dalë në gjykatë për tu përballur me akuzat së bashku me 31 ekzekutivë të tjerë të Samsung.

Prokurorët shprehen se Samsung ka një histori të gjatë për mungesë tolerance të unioneve të punëtorëve.

Sipas tyre Lee është përpjekur të sabotonte një union të ri të formuar në 2013-ën kur shërbente si CFO.

Ekzekutivët e përfshirë në skandalin e radhës të korrupsionit kishin kërcënuar punonjësit me ulje pagash.

Nuk është hera e parë që drejtues të Samsung përfundojnë përpara gjykatës për akuza të rënda.

Lideri de fakto i Samsung Jay Y. Lee u lirua nga burgu pasi u dërgua pas hekurave nën akuzat e korrupsionit së bashku me presidenten Geun-hye Park e cila po vuan dënimin 24 vjeçar. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>