Lajmet

Tjetër gjobë për makinat e Google Street View

Publikuar , 31 Janar 2014
0
Tjetër gjobë për makinat e Google Street View

GoogleMaps-Street ViewShteti më i fundit që i ka vendosur gjobë makinave të Google Street View është Korea e Jugut. Google është dënuar me rreth 196 000 $ për mbledhjen e të dhënave personale si pjesë e iniciativës së Street View në këtë vend.

Çështja daton me një periudhë rreth katër vjet më parë. Në vitin 2010, Google pranoi se skuadrat e Street View kishin mbledhur “fragmente të dhënash” – ose ndryshe, informacione nga rrjetet e lira WiFi – gjatë kohës që qarkullonin me makinat e tyre duke mbledhur foto për Google Street View.

Ky koleksion të dhënash të paautorizuara nuk kishte rënë në sy për tre vjet. Atje përfshiheshin të dhëna në një sërë qytetesh të Koresë mes vitit 2009 dhe 2010. Përveçse gjobës, rregullatorët koreanë kanë urdhëruar Google-in të fshijë të gjitha të dhënat në fjalë si dhe të tregojë ecurinë e këtij proçesi në uebfaqen e vet.

Google e ka pranuar gjobën dhe është shprehur me këto fjalë: “Kemi punuar fort për të ruajtur të drejtën e privatësisë në Google.

Siç e kemi thënë edhe më parë, kërkojmë ndjesë që kemi mbledhur pa dashje të dhëna nga rrjete të paenkriptuara. Që kur e kemi pranuar këtë gabim në vitin 2010, kemi punuar ngushtë me Komisionin e Komunikimeve Koreane për ta adresuar këtë çështje. Udhëheqësve të projektit nuk iu janë dashur kurrë këto të dhëna dhe nuk i kanë përdorur apo nuk i kanë parë ato.”

Gjoba nga Korea plotëson të tjera që ka marrë Google gjatë viteve të fundit nga Gjermania (189 000 $), Belgjika (205 000 $) dhe Franca (136 000 $). Kjo çështje i kushtoi 7 milionë $ në SHBA, ndërkohë që arriti të shpëtonte vetëm me një paralajmërim në Mbretërinë e Bashkuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi Google Maps ua bën jetën më të lehtë udhëtarëve me funksionin e ri

Lajmet e fundit>