Biznes

Tjetër kompani vihet pas blerjes së TikTok

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Gusht 2020
0
Javën e kaluar Trump urdhëroi kompaninë ByteDance që ka në pronësi TikTok të shesë biznesin në SHBA brenda 90 ditëve ose rrezikon të dëbohet. Tjetër kompani vihet pas blerjes së TikTok

Presidenti Amerikan Donald Trump mbështet gjigantin e teknologjisë Oracle në blerjen e operacioneve të TikTok në SHBA.

Lajmi vjen pasi Oracle u raportua si një prej blerësve potencial të aplikacionit të rrjetit social Kinez në Amerikë, Australi dhe Zelandën e Re.

Javën e kaluar Trump urdhëroi kompaninë ByteDance që ka në pronësi TikTok të shesë biznesin në SHBA brenda 90 ditëve ose rrezikon të dëbohet.

Bosi i Oracle Larry Ellison është një mbështetës i presidentit Trump. Sipas raportimeve Oracle ishte duke konsideruar seriozisht blerjen e TikTok në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.

Microsoft është pretendenti kryesor për blerjen e TikTok pasi zbuloi se ka qenë në bisedime me ByteDance. Kompania rivale Twitter gjithashtu i është afruar ByteDance.

Aplikacioni popullor pati 2 miliardë shkarkime globalisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vitin e kaluar Apple u dha zhvilluesve të aplikacioneve 35 miliardë dollarë